Lirimi i Suzane Osthoff dhe rritja e çmimit të rrymës | Studimi në Gjermani | DW | 19.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Lirimi i Suzane Osthoff dhe rritja e çmimit të rrymës

Gëzimi për lirimin e gjermanes së marrë peng në Irak, këmbëngulja e Bushit për të vazhduar luftën në Irak dhe diskutimi për ngritjen e cmimeve të rrymës në Gjermani dominojnë shtypin e sotöm.

Nena e penges ngre dolli per lirimin e se bijes

Nena e penges ngre dolli per lirimin e se bijes

Gazetat shkruajnë sot për gëzimin lidhur me lirimin e gjermanes Susanne Osthoff të rrëmbyer në Irak që prej tri javësh

"Stuttgarter Zeitung"

Lirimi i penges gjermane në Irak është fat për diplomacinë gjermane. Nuk dihet se kush duhet falenderuar. A e ka ndërmjetësuar lirimin ambasadori gjerman në Bagdad? A u ndihmuan kontaktet e klanit të familjes së ish shoqit të Suzane Osthoff, përpjekjeve të ndermjetesuesve gjermanë? A luajtën amerikanët rolin vendimtar? Disave prej ketyre pyetjeve nuk do të mund t´u përgjigjemi kurrë me saktësi. E sigurtë është, se qeveria Merkel e ka kaluar me sukses provën e parë të vështirë."

"Berliner Zeitung" shkruan

"Susanne Osthoff është e lirë, emocionet e një fundi të shpejtë dhe të gëzueshëm as nuk janë shprehur akoma. As lajmi i gëzuar për peshqeshin më të bukur të krishtlindjeve nuk mundi të ngjallë përmallim në Gjermani, sepse kjo e gjitha nuk ka të bëjë me krishtilindjet. Shtabi i krizës dhe ndermjetesuesit kanë punuar pa u ndjerë. Qeveria e Merkelit e ka perballuar profesionalisht krizën e parë të pengjeve. Susanne Osthoff, gruaja me pasaportë gjermane, ka qenë dje nën përkujdesjen e madhe të konsullatës. Sa mirë është kur një aparat funksionues angazhohet kur është nevoja, edhe kur është fjala për një njeri dhe pavarësisht nga rrethanat, që e çuan në këtë situatë të vështirë. Askush nuk mund të thotë mua nuk mund të më ndodhë. Jeta merr drejtime të papritura, të padëshërueshme, biles edhe të hidhura."

Gazeta Nordkurier shkruan për pohimet e Bushit për vazhdimin e politikës ndaj Irakut

"Më besoni. Po të njëjtën gjë kërkon me insistim Bushi keto ditë, gjë që amerikanëve u duket gjithnjë e më e vështirë. Më besoni që është e nevojshme të mbetemi në Irak deri në "fitoren përfundimtare." Më besoni, që qëndrat e fshehta të CIA-s perreth gjithë globit, megjithë metodat e diskutueshme të marrjeve në pyetje, janë të nevojshme në mbrojtjen nga terrorizmi. Më besoni se spiunimi bashkëkombasve nga NSA, më i fshehti i të gjitha shërbimeve të fshehta të SHBA, i lejuar me një ligj sekret, është i nevojshëm në luftën kunder të dyshimtëve të mundshëm, apo të njohur. Vetë në partinë e tij shtohen tani dyshimet, nëse Bush e meriton këtë besim."

"Taz" nga Berlini shkruan duke analizuar zgjedhjet

"Rradhë një parti ka humbur kaq shpejt ndikim si Unioni Kristian Social. Deri para pak muajsh dukej sikur fati i Gjermanisë, apo së paku i Angela Merkelit varej prej pozicionimit të pjesës bavareze të unionit. Një gjysëm fjalie nga Münihu dhe Merkel dridhej. Një jo nga Münihu dhe Merkel mund të humbiste. Kjo tashmë ka kaluar. Ajo që mësoi unioni kristiansocial nga rezultati i zgjedhjeve të bën vetëm të ngresh supet.

"Der Tagespiegel"

"Ashtu siç Angela Merkel merr si shembull në politikën evropiane mecenin e saj politik Helmut Kohl, Frank Walter Steinmeier, ministri i jashtëm, është trashëgimtar i Helmut Schmidit. Për kancelaren dhe ministrin e jashtëm aktivitetet qeveritare janë pa trazim, pragmatike dhe me synim të përcaktuar. Sjellja e tyre tregon se kohët janë bërë më të vështira. Aty ku qeveria e mëparshme në vitin 1998 shihte një projekt të së ardhmes, unioni dhe socialdemokratët mjaftohen me rregullimin e asaj që është. Një koalicion i një lloji krejt tjetër."

Gazeta Express e Këlnit lidhur me rritjen e cmimeve të rrymës elektrike

"Një herë rriten çmimet e benzinës, pastaj të gazit. Dhe tani edhe prodhuesit e rrymës duan të mbledhin më shumë para. Sigurisht, që qytetarët kerkojnë nga politikanët: ndaloni zhvatësit e rrymës. Eshtë e drejtë që ministrja e ekonomisë e landit Nordrheinwestfalen Christa Thoben po i shqyrton në mënyrë kritike kerkesa e producenteve të rrymës për taksa më të larta dhe ne rast se është nevoja do të verë veton. Por krejt të pafuqishëm nuk janë as klintët. Ata mund të hakmerren duke kerkuar ofrues më të lirë të energjisë. Që prej vitit 1999 personat privatë e kanë këtë të drejtë. Por vetëm 5% e kanë shfrytëzuar. Por sikur 50% ta ndërronin rregullisht ofruesin, atëherë do të lëvizte diçka me cmimet, thonë mbrojtësit e konsumatorëve. Kjo shihet edhe tek bezina, ku pas ngritjeve të çmimeve ka herë pas herë edhe ulje, sepse klinetët blejnë benzinë, aty ku është më lirë. Këtë e kanë në dorë."

Landshuter Zeitung/Straubiger Tagblatt për çmimet e rrymës

"Tregun gjerman të energjisë elektrike e sundon një oligopol, e parë nga ndarja krahinore dominojnë monopolet rajonale. Shteti nuk ka vetëm të drejtën, por edhe detyrën që të pengojë fitimet monopolizuese në kurriz të konsumatorit. Këtë ai e bën duke korrigjuar lejet për tarifa. Nga ana tjetër kalkulimet e koncerneve të energjisë elektrike është vështirë të kontrollohen. Dhe në fund procesi i dhënies së lejes përfundon në një pazar, ku autoritetet gëzohen nqs kanë arritur t´u heqin sipermarrjeve ca procente."


  • Data 19.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsI
  • Data 19.12.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArsI