Liria e shtypit në botë | Bota | DW | 02.05.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Liria e shtypit në botë

Që prej 1 janarit të këtij viti në botë janë vrarë 16 gazetarë,- kështu njofton Organizata "Reporterët pa kufij". 119 janë arrestuar për shkak se kanë kryer punën e tyre si gazetarë, 56 njerëz ndodhen në burg si disident interneti

default

"Nëse mediat mund ta ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë efektive, atëherë edhe paratë, të cilat vihen në dispozicion për projekte zhvillimore mund të përdoren më me efiçencë. Përfundimisht të hollat pastaj sjellin rezultate më të mira për njerëzit, të cilët meritojnë një jetë më të mirë, ushqim më të mirë, banesa më të mira dhe veshmbathje për familjet e tyre".

Kështu shprehet Dr. Abdul Vahed Khan, drejtor i përgjithshëm i UNESKO-s për programin e komunikimit, i cili shpreh bindjen se roli i lirisë së shprehjes së mendimit si e drejtë njerëzore nuk vlerësohet ashtu siç duhet. Vetëm në vendet, ku shtypi mund të punoj i lirë dhe i papenguar është e mundur të kontrollohet edhe qeveria, të luftohet korrupsioni dhe të vërtetohet se të hollat përfundojnë atje ku në të vërtetë e kanë vendin.

"Një prej problemeve kryesore të shumë vendeve në zhvillim është problemi i "qeverisjes së mirë", qeverive të mira, të cilat disponojnë me resurset e duhura për zhvillim. Atje mediat mund të luajnë një rol shumë të rëndësishëm. Nga njëra anë për të informuar njerëzit se ekzistojnë resurse të cilat do të ndryshonin jetën e tyre pozitivisht. Nga ana tjetër për të bërë përgjegjës nënpunësit dhe qeveritë për resurset të cilat kanë në disponim. Dhe përfundimisht mediat luajnë një rol shumë të rëndësishëm dhe vendimtar në luftë kundër korrpucionit", sqaron Khan.

Zëdhënsja për shtyp e Institutit gjerman për të drejtat e njeriut në Berlin, Betina Hildebrand po ashtu thekson se e drejta për zhvillim i takon çdo njeriu dhe me të edhe liria e shprehjes së mendimit. Ajo është një prej të drejtave themelore pa të cilën janë të paparamendueshme të drejtat tjera njerëzore.

"Liria e shtypit është një moment esencial, përmes së cilës shoqëritë informohen mbi të gjitha ato që duhen informuar - anët e mira dhe të këqija të një shteti apo të një shoqërie. Dhe për ta bërë këtë mediat kanë nevojë për liri. Ato nuk guxojnë të kenë kufizime përndryshe nuk mund të informojnë të lira. Shtypi duhet të jetë gjithmonë i lirë", nënvizon Hildebrand.

Megjithatë është e njohur se kështu nuk paraqitet gjendja çdokund në botë. Vetëm në këtë vit, ende pa kaluar gjysma e tij, prej 1 janarit Organizata "Reporter pa kufij" ka regjistruar 16 gazetarë të vrarë. Sipas të dhënave të kësaj organizate aktualisht në burgje mbahen 119 gazetarë të tjerë. Edhe UNESKO angazhohet për sigurinë e gazetarëve në mbarë botën. Ajo herë pas here boton broshura për gazetarë me informacione për zonat e pasigurta si dhe organizon kurse të ndryshme gazetarie.

  • Data 02.05.2006
  • Autor Helle Jepensen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLb
  • Data 02.05.2006
  • Autor Helle Jepensen
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArLb
Reklamë