Liria dhe siguria- gjithnjë në barazpeshë | FOKUS | DW | 18.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Liria dhe siguria- gjithnjë në barazpeshë

Është detyrë thelbsore e një shteti që të mbrojë lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të tij. Kështu shkruhet në marrëveshjen e koalicionit të nënshkruar sot nga krerët e partive në Berlin.

Merkel dhe Plaçek nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit, Berlin 18 nëntor 2005

Merkel dhe Plaçek nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit, Berlin 18 nëntor 2005

Autoritetet e sigurisë, të federatës dhe të landeve duhet të kenë kompetenca ligjore për luftimin e terrorizmit - thuhet në marrëveshjen e koalicionit. Prandaj, përveç të tjerash masat parandaluese të Entit federal për krime duhet të zgjerohen. Është
planifikuar një dosje qëndrore me informacione për të dyshuarit terrorist, në të cilën do të kenë qasje shërbimet sekrete dhe policia.

Partnerët premtojnë suksese në luftën kundër krimit

Sërish do të praktikohen rregulloret për dëshmitarin kryesor, të cilat u praktikuan deri në vitin 1999. Lidhur me këtë, partnerët e koalicionit premtojnë suksese të mëdha në luftë kundër krimit. Të dyshuarit që janë të gatshëm të dëshmojnë, mund të presin zbutje të dënimit. Më shumë njohuri shpresojnë të kenë Partia social demokratike, Unioni kristiandemokrat-kristiansocial, përmes të dhënave të ruajtura prej telefonit dhe internetit.

Të gjitha këto dhe masat e mëtutjeshme, koalicioni i sheh si të domosdoshme. "Duke marrë parasysh kërcënimin nëpërmjet terrorizmit ndërkombëtar, sigurimet e jashtme dhe të brendshme interferojnë te njëra tjetra"- thotë një citat nga marrëveshja e
koalicionit.

Opozita është kundër masave të koalicionit

Masat që rezultojnë nga koalicioni opozita i refuzon. Liberalët, Partia majtiste dhe Të gjelbërit paralajmërojnë një shpërbërje të të drejtave qytetare. Kryetarja e Të gjelbërve Claudia Roth, frigohet se do të mund të vinte deri të një liberalizim i kërkesës për funksionimin ndaras të policisë, shërbimeve të fshehta dhe të ushtrisë:

"Parandalimet dhe ndjekjet penale janë çështje e policisë. Kështu edhe duhet të mbetet. Këta kufij duhet të vendosen qartë dhe dukshëm, përndryshe shteti ynë juridik do të varroset".

Claudia Roth, tani në opozitë kritikon se me presionin e partisë së saj, ligjet duhet të mbeten në fuqi pa kufizim, deri në vitin 2007. Me këtë ajo ndjen mungesën e barazisë gjinore në partneritet dhe në politikën e integrimit.

"Se në vendin tonë ka homoseksualë të cilët edhe më tej nuk kanë të drejtat e barabarta, në këtë kontratë as që përmenden. Asnjë koncept, asnjë fjalë për integrimin të cilin ne e kemi të domosdoshëm. Ne e kemi të domosdosëm përmirësimin në çështjen e arsimit, të vendeve të punës dhe të ngritjes profesionale, në çështjen e diskriminimit në tregun e banimit, i cili është vërtet i bujshëm", tha Roth.

Integrimi dhe migrimi sfidë e kohës

Në marrëveshjen e koalicionit të Partisë demokratike dhe Unionit kristian demokrat, migrimi dhe shpërngulja pasqyrohen si "sfidë qendrore e kohës sonë" . Integrimi mund të arrihet nëse migrimi menaxhjohet dhe kufizohet. Kjo do të thotë se me luftimin e arsyeve që shkaktojnë shpërnguljen do mund të mbronim bashkëpunimin me shtetet prej nga vinë të ikurit dhe e tera kjo të mbeshtetet në rrafshin evropian. Kritikët shohin këtu një politikë të brendshme në korniza evropiane, e cila çon në vetizolim.

  • Data 18.11.2005
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhg
  • Data 18.11.2005
  • Autor Marcel Fürstenau
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqhg