Linjë për bartjen e gazit Rusi-Gjermani | Gjermania | DW | 08.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Linjë për bartjen e gazit Rusi-Gjermani

Rusia dhe Gjeramnia nënshkruan sot një marrëveshje për ndërtimin e një linje për transportimin e gazit.

Kontrata u nënshkrua në kuadër të vizitës së prsidentit rus Vladimir Putin tek kancelari i gjermanisë Gerahard Shrëder. Ky i fundit shprehu kënaqësinë e tij të veçantë për arritjen e një projekti të tillë.

Shrëder: Në partneritet të drejtpërdrejtë me Rusinë Gjermania, siguron pjesë të mëdha të furnizimit të saj me energji për dekada të tëra.

Të dy burrështetasit u shprehën për domosdoshmërinë e një politike të koordinuar energjitike, që ka si synim sigurinë e furnizimit, eficiencën dhe përshtatjen me kërkesat ekologjike.

Linja për transportimin e gazit, që do të jetë 1200 kilometra e gjatë, do të ndërtohet deri në vitin 2010 dhe do të kushtojë 4 miliardë Euro. Projekti do të vihet në jetë nga koncerti rus Gasprom dhe ato gjermane Eon dhe BASF .

Me këtë linjë bartëse të gazit Gjermania do të ketë akses të drejtpërdrejtë në burimet e gazit në Rusi. Në sipërmarrjen e përbashkët që do të ngrihet enkas për këtë projekt do t’i përkasë 51 për qind koncernit rus Gasprom, dhe nga 24.5 për qind do t’i përkasin E-ON-it dhe Basf-it.

Linja do të kalojë nga brigjet ruse të Detit Baltik në rajonin e Grajfsvaldit në Gjermani. Sipërmarrja ruso gjermane është pritur me kritika në shtetin para brigjeve të të cilit do të kalojë linja, Poloni.

Shrëder: Ky bashkëpunim nuk është kundër askujt, por i shërben si interesave ruse ashtu edhe atyre gjermane e nuk e di se ç’të keqe ka këtu.

Në vitin 2010 linja do të fillojë nga puna me një kapacitet prej afro 27,5 miliardë metra kubikë gazi natyror.Më vonë ky kapacitet do të dyfishohet me një linjë të dytë. Gasprom ka paralajëmruar se do të fillojë nga puna qysh në vjeshtën e këtij viti.

Shumë komentatorë më parë e kishin interpretuar vizitën e putinit dy javë para zgjedhjeve në Gjermani si ndihmë për Shrëderin.

Pyetjeve të gazetarëve lidhur me këtë çështje ai iu përgjigj: “Unë do të takoj edhe zonjën Merkel.”

Megjithëse sfidantja e Shrëderit, Angela Merkel, në përgjithësi e ka kritikuar miqësinë ekskluzive mes Shrëderit dhe Putitni, duke thënë se ajo anashkolon vendet në brigjet e Baltikut, ndaj këtij projekti krisitiandemokratja me ambicje për kancelare është shprehur përkrahëse.

  • Data 08.09.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2o
  • Data 08.09.2005
  • Autor Anila Shuka, Berlin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2o