Ligji kunder duhanit ne Itali po tregon rezultate | Politika | DW | 31.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Ligji kunder duhanit ne Itali po tregon rezultate

Me rastin e ditës botërore kundër duhanit (31.05.) mjekët, farmacistët dhe ekspertët e shëndetësisë kanë bërë thirrje për një jetë pa tym. Në Gjermani çdo ditë konsumohen 305 milionë cigare. Dhe mbi njëqindmijë njerëz vdesin në vit si pasojë e varësisë nga nikotina. Për këtë shkak edhe në një ditë të sotme, diskutimet për të ndaluar duhanin në vende publike sa vijnë e shtohen. Një shembull pozitiv në këtë drejtim, është Italia. Pesë muaj më parë doli ligji përkatës dhe konsumi i cigareve është ulur 13 për qind. Një përjashtim këtu bëjnë antarët e kabinetit

Disa e duan me akullore (Grua me akullore duke pire cigare ne Rome)

Disa e duan me akullore (Grua me akullore duke pire cigare ne Rome)

"Që prej pesë muajsh, ata janë pjesë e panoramës italiane: duhanxhinjtë nëpër trotuaret e bareve dhe restoranteve. Ata janë rezultati më i dukshëm i ligjit kundër duhanit, që ka hyrë në fuqi që në fillim të këtij viti.

"Unë pi duhan, por vetëm në qiell të hapur", thotë Mauricio, duke thithur tymin e një cigareje para një bari në qendër të Romës. "Në dimër nuk më pëlqente ky rregull, po tani, kur koha është e bukur nuk kam asnjë lloj problemi. Dhe po të vini re, të gjithë i përmbahen, askush nuk tymos më brenda".

Ai, që nuk i shijon kafeja pa një cigare, del te dera. Përndryshe rrezikon të paguajë gjoba deri në 250 Euro. Të tjerë kanë gjetur këtu një pretekst për të mos pirë më duhan.

"Njoh shumë vetë, që janë duke e lënë duhanin." Tregon Xhani, Edhe unë për vete, nuk pi duhan që prej katër javësh. Më parë pija 10-15 cigare në ditë. Më pëlqente ta ndizja nga një mbas drekës ose nëpër bare. Pirja e duhanit tani nuk të jep më kënaqësi, e kështu e kam lënë fare."

Këtë tendencë e ndjejnë edhe shitësit e cigareve. Që kur ligji kundër duhanit ka hyrë në fuqi, jo vetëm nëpër bare dhe restorante, por edhe në ndërtesa publike dhe vendin e punës, në Itali konsumohet 13 për qind më pak tabak se më parë.

Vetëm në njërën nga ndërtesat e Romës duket se ligji nuk po arrin të zbatohet si duhet. Në Palaco Kixhi, rezidencën e qeverisë së Berluskonit, pikërisht aty ku u morr venidmi për këtë rregull. Gazeta La Repubblica njofton se prej disa javësh mbi kokat e ministrave të kabinetit qendron e varur një re tymi. Fraksioni mbipartiak i miqve të nikotinës ka dalë fitues. Në krye të tij, shefi i ri i departamentit të shëndetësisë, Françesko Storaçe.

  • Data 31.05.2005
  • Autor Jërg Sajselberg, Rome
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu1
  • Data 31.05.2005
  • Autor Jërg Sajselberg, Rome
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqu1