1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Ligji i ri per migrimin kerkon shume e jep pak"

Intervistoi Anila Shuka21 Qershor 2004

Interviste me Ismail Reken, keshilltar social për migrantët ne Caritas-in e Magdeburgut

https://p.dw.com/p/Ar6L
Azilkerkues ne zyren e te huajve ne Hamburg
Azilkerkues ne zyren e te huajve ne HamburgFotografi: AP

DW: Zoti Reka, sipas statistikave, në Gjermani ka rreth 60 mijë kosovarë me Duldung. Çfraë përfiton ky grup personash nga ky ligj?

Reka: Ata që kanë Duldung (Tolerim qendrimi) mund të përfitojnë, por prej tyre edhe kërkohet. Pritet të themelohet një "Komision për raste specifike". Sipas mendimit tim, çdo rast do të duhet te shqyrtohet më vete nga ky komision. Do të shihen sëmundjet, shkalla e integrimit, veprat penale, tentativat për të punuar diku etj. Përmirësim nga do të kenë refugjatët e luftës. Ata do të marrin "Leje të kufizuar qendrimi".

DW: Bëhet fjalë për ata që kanë ardhur në vitin 1999?

Reka: Për ata që janë pranuar nga organet gjermane, si refugjatë. Atyre u njihet statusi i refugjatëve të luftës. Pra personat, që janë marrë nga kampet e luftës, si nga Bllaca dhe për ata, që i kap neni 53. Po ashtu, të gjithë personat që kanë njëpërndjekje specifike gjinore mund të fitojnë statusin e refugjatit. Në rastet e përndjkjes specifike gjinore hyjnë: prerja e organeve gjenitale, prositucioni i dhunshëm, rastet e martesave të detyrueshme, homoseksualët, vajzat, të cilave u është ndaluar e drejta e shkollimit.

DW: A kanë mundësi tjetër shqiptarët për të përfituar nga ky ligj, për shembull, si fuqi puntore e kualfikuar apo si studentë?

Reka: Varet nga shkalla profesionale, apo nga kualifikimi profesional. Gjithë personat e kualifikimit të lartë do të fitojnë të drejtën e lejes së qendrimit. Studentët, që kanë kryer studimet në Gjermani, do të kenë të drejtën e qendrimit në vend.

DW: A do të varet kjo leje qendrimi nga leja e punës?

Reka: Leja e qendrimit tani jipet njëkohësisht me lejen e punës. Kjo është një tjetër risi e ligjit të migracionit.

DW: Sipas ministrit Shili, çdo vit do të kenë mundësi të marrin pjesë në kurset e integrimit rreth 50 mijë migrantë nga ata që jetojnë në Gjermani. Çdo të thotë kjo konkretisht?

Reka: Është ende herët për të thënë diçka konkrete. Unë besoj, se personat që hyjnë në këtë grup migrantësh janë për shembull refugjatët ( që kanë Befugnis) dhe që kanë mangësi sa i përket gjuhës.

DW: A mendoni se me këtë ligj të ri do të ketë një vërshim nga vendet e tjera në Gjermani?

Reka: Nuk besoj, që do të ketë ndonjë vërshim, sepse ky ligj i përzgjedh refugjatët dhe të personat që hyjnë këtu. Ligji përzgjedh edhe ata që jetojnë këtu. D.m.th ky ligj ofron pak, por edhe kërkon shumë.

DW: T’i rikthehemi në fund edhe një herë personave me Duldung. Sipas ligjit të ri, Duldung-u do të jepet për një periudhë kohe prej maksimalisht 18 muaj.

Reka: Varet se cila datë do të merret si datë fillestare. Në qoftë se fillohet nga viti 2005, atëherë kur ligji parashikohet të hyjë në fuqi, atëherë azilkërkuesit që rrefuzohen, apo dhe të tjerë të huaj që hyjnë ilegalisht në vend e që nuk mund të dëbohen menjëherë, do të marrin vetëm 18 muaj Duldung (tolerim qendrimi). Pastaj ata do të marrin ose ‚Lejen e qendrimit të kufizuar‘ ose ‚Leje të Pakufizuar‘. Ata që i plotësojnë kriteret për të qendruar në Gjermani, do të fitojnë njërën nga këto leje. Kjo do të vendoset nga "Komisoni për çështje të jashtëzakonshme". Është e këshillueshme që personat që ata, që hyjnë në këtë grup, të jenë shumë aktivë, të kërkojnë punë, e të marrin pjesë në kurset e gjuhës, derisa ky ligj të hyjë në fuqi.