Ligji i migracionit nuk ka sjellë shumë migrantë | Gjermania | DW | 02.01.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ligji i migracionit nuk ka sjellë shumë migrantë

Një vit pas hyrjes në fuqi të ligjit të migracionit - një bilanc

Integrimi, një nga ambiciet kryesore të ligjit të ri

Integrimi, një nga ambiciet kryesore të ligjit të ri

Para 12 muajsh hyri në fuqi ligji i parë gjerman për migracionin, duke i dhënë fund grindjeve të gjata politike ndërmjet socialdemokratëve në pozitë dhe kristdemokratëve, asokohe ende në opozitë. Ligji do t‘i shërbente integrimit më të mirë të migrantëve, për të mbajtur nën kontroll flukset e azilkërkuesve dhe për të nxitur që të vijnë në Gjermani migrantët me kualifikim të lartë. Një vit pas hyrjes së fuqi mund të thuhet se ligji në këtë formë që është nuk solli ndonjë ndryshim të madh.

Rekrutimi i fuqisë puntore me kualifikim të lartë, që nga janari 2005 numri i tyre ka arritur deri në 900, mund të konsiderohet i dështuar. Shkaqet për dështimin e këtij rregulli nuk janë analizuar përfudnimisht. Por në plan të parë duket se ka qenë rrefuzimi i lejes së punës për bashkëshortin dhe paga relativisht e ulët që ekziston në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu mungon një sistem pikësh për të zgjedhjen e personave që rekrutohen. MIchael Bommes, ekspert migrimi në Osnabryk, megjithatë vlerëson dobinë e ligjit.

"Ligji është para së gjithash i rëndësishëm, sepse përcakton qartë që Gjermania është një vend migrimi. Nuk duhet të vihet i tëri njëherësh në diskutim. Jam i bindur shumë shpejt do të vijë nevoja për reforma madje para së gjithash janë të nevojshme kritere për rekrutimin e specialistëve. Sistemi i pikëve do të kthehet përsëri në rend të ditës. kjo është thjesht një çësthje kohe."

Suksesi i ligjit të migracionit nuk mund të matet vetëm në bazë të numrit të specialistëve të ardhur. Diçka që duhet vlerësuar pozitivisht është fakti, që integrimi i të huajve është konsideruar si një çështje që duhet mbështetur financiarisht, megjithëse ai nuk prek të huajt që jetojnë në Gjermani prej shumë kohësh. Kurset e gjuhës dhe referatet për politikën dhe kulturën gjermane i marrin vetëm të porsaardhurit. Por më mirë kjo, sesa migrantët të vijnë në Gjermani pa asnjë lloj orientimi, siç ka qenë më parë:

"Me të vërtetë që kemi bërë një hap përpara. Tani kemi rënë dakord që migrantët duhet të marrin një paketë orientimi, sapo të hyjnë në vend. Pra një ndihmë për të mësuar gjermanishten, por edhe për të marrë njohuritë bazë për jetën sociale dhe kulturore të vendit ku ndodhen. "

Ekspertët ankohen se ligji i ri nuk i ndërmjetëson askujt ndjenjën se ai është i mirëseardhur. Kjo ka të bëjë edhe me faktin, se ky ligj lindi në një periudhë kur frika ndaj papunësisë dhe sulmeve terroriste kishte arritur pikën kulminante. Profesore Rita Zysmut, ish presidente e Bundestagut dhe këshilltare në çështjet e migracionit e njeh shumë mirë këtë problem. "Nuk mund të integrohen njerzit kur ata nuk e kanë ndjenjën se janë të mirëseardhur. Duhet të punojmë edhe më shumë. por korniza ligjore për integrimin e migrantëve të paktën është shumë më e mirë, se në të kaluarën," – thotë ajo.

Presidenti aktual i Bundestagut, Norbert Lammert, pret në të kundërt, që migrantët të bëjnë detyrat e shtëpisë. Ata duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të mësuar gjuhën gjermane dhe të kujdesen më shumë për integrimin e tyre. Po përse do t'u duhet gjuha turqve për shembull, që me 2,5 milionë përbëjnë pjesën më të madhe të të huajve në Gjermani. "Këtu ka gjithçka, tregje turke, mjekët turk, banka turke, - thotë një vajzë turke nga Berlini.

Por jo gjithçka duket se është keq në ligjin e migracionit. Problemi i personave me Duldung ka mbetur i pazgjidhur, por numri i të huajve me status të paqartë qendrimi ka rënë dukshëm.

  • Data 02.01.2006
  • Autor Hardy Graupner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1q
  • Data 02.01.2006
  • Autor Hardy Graupner
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar1q