1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ligjet në Gjermani bëhen nga parlamenti dhe Këshilli Federal

Hanno Schiffer / Daphne Antachopoulos4 Qershor 2008

Parlamenti, (der Bundestag) në Gjermani diskuton dhe aprovon ligjet e reja. Ai zgjedh kancelarin dhe kontrollon punën e qeveisë.

https://p.dw.com/p/EDQ6
Ndërtesa e Parlamentit (Bundestagut) gjerman, BerlinFotografi: picture-alliance/ ZB

Përveç kësaj çdo vit ai aprovon buxhetin e Republikës Federale Gjermane. Një herë në katër vjet populli gjerman zgjedh rreth 600 deputetë të parlamentit.


Puna parlamentare zhvillohet nëpër komisione

Deputetët e një partie krijojnë fraksionin e tyre në Bundestag. Në bazë të madhësisë së fraksionit të tyre ata zenë vendet në komisionet e përhershme dhe në ato të përkohshme. Në komisione kryhet puna parlamentare, kryesisht diskutime për projektligjet, kërkesat dhe ngritja e çështjeve për tema të caktuara.

Parlamenti, kryesore nga Presidenti. Formalisht ai është burri i tretë i shtetit në Gjermani, pas Presidentit Federal dhe Presidentit të Këshillit Federal, por para kancelarit që drejton qeverinë. Presidenti i Parlamentit emërohet nga fraksioni më i madh, ai reprezanton parlamentin, drejton mbledhjes dhe kujdeset për ruajtjen e të drejtës së përfaqësimit popullor.


Edhe landet federale marrin pjesë

Këshilli Federal është organi ku përfaqësohen të 16 landet federative gjermane dhe merr pjesë në procesin e nxjerrjes së ligjeve. Ai përbëhet nga 16 kryeminstrat e landeve dhe nga ministra të landeve. Sa më shumë banorë të ketë një land, aq më shumë anëtar dhe vota ka ai në Këshillin Federativ. Lande të vogla si Bremeni kanë tre përfaqësues në Këshillin Federativ, kurse lande të mëdha si Bavaria kanë gjashtë.

Një ligj në Gjermani kalon shumë faza deri sa të hyjë në fuqi. Parlamenti, Këshilli Federativ ose qeveria federale bëjnë propozimin e ligjeve. Pastaj në komisione përpilohet një tekst. Për aprovimin e tij vlen që çdo parlamentar i detyrohet vetëm ndërgjegjes së tij dhe është i lirë në votim. Por shpesh ndodh që deputetët të votojnë në unitet me fraksionin ku marrin pjesë, në mënyrë që t’ i qëndrojnë besnikë parimeve të tyre politike dhe të prezantojnë unanimitet nga jashtë. Kjo njihet si „disiplinë e fraksionit“ dhe nuk duhet ngatërruar me „detyrimin e fraksionit“, që është në kundërshtim me lirinë e deputetit për të marrë vendime dhe kështu e palejueshme.

Kush paguan, merr pjesë në vendimmarrje

Pas votimit dhe aprovimit në Parlament, ligjet kalojnë në Këshillin Federal. Në procesin e nxjerrjes së ligjeve bëhet dallimi midis ligjeve çfuqizuese dhe ligjeve aprovuese. Ligjet, që duhet aprovohen nga landet, të cilat marrin pjesë edhe në financimin e tyre ose ligjet që ndryshojnë kushtetutën duhet të marrin aprovimin e landeve federativë. Nëse Këshilli Federal refuzon një ligj të tillë, atëherë projektligji duhet të kalojë në Komisionin Hetimor. Ky përbëhet nga 16 përfaqësues nga Parlamenti federal dhe nga Këshilli Federativ. Ligji që arrihet nëpërmjet një kompromisi duhet të kalojë edhe një herë në parlamentin federal.

Por ky ka edhe mundësinë që të propozojë që ligji të aprovohet pa u ndryshuar. Atëherë për këtë duhet të japë aprovimin Këshilli Federal.


Të gjitha ligjet e tjera janë ligje çfuqizuese. Një pretendim i Këshillit Federal mund të kthehet mbrapsht nga shumica e arritur në Parlamentin Federal. Ministrat e fushave të caktuara, kancelari dhe në fund Presidenti duhet të nënshkruajnë ligjin e aprovuar, në mënyrë që ai të quhet i përfunduar.