1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Liga e kampioneve - Barcelona në finale

7 Maj 2009

Ekipi FC Barcelona ka fituar me rezultatin 1:1 në Londër kundër ekipit FC Chelsea, duke u bërë kështu edhe finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve.

https://p.dw.com/p/HlGA
Ndeshja Barcelona - Chelsea. Lionel Messi dhe Frank Lampard
Ndeshja Barcelona - Chelsea. Lionel Messi dhe Frank LampardFotografi: picture-alliance / dpa

Ekipi FC Barcelona, finalist i vitit të kaluar kaloi në epërsi qysh në minutën e nëntë, kur mesfushori Michael Essien realizoi me të majtën golin nga 20 metra. Pas golit të pësuar, spanjollët tentuan ta barazonin rezultatin, por ata nuk e patën asnjë goditje në portë deri në fund të takimit. Në minutën e 66-të, mbrojtësi francez i Barcelonës, Abidal, u ndëshkua me karton të kuq.

Josep Guardiola, trajner i Barcelonës.
Josep Guardiola, trajner i Barcelonës.Fotografi: picture-alliance / dpa

Dhe, kur anglezët prisnin bilbilin e gjyqtarit dhe kur po mendonin për finalen e Romës, Andrea Iniesta, pasi mori një top nga Messi, e barazoi rezultatin me një goditje precize me të djathtën. Ky gol e çoi Barcelonën në finalen e Ligës së Kampionëve, që zhvillohet më 27 maj.

Autor: Mimoza Kelmendi

Redaktoi: Aida Cama