Liga Arabe i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë në dorë konfliktin e Lindjes së Mesme | Politika | DW | 16.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Liga Arabe i kërkon Këshillit të Sigurimit të OKB-së të marrë në dorë konfliktin e Lindjes së Mesme

Ministrat e jashtëm të Ligës Arabe u mblodhën të shtunën për një mbledhje të posacme. Në qendër të takimit të tyre ishte shkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme.

Parlamenti i Ligës Arabe në Kajro

Parlamenti i Ligës Arabe në Kajro

Procesi i paqes në Lindjen e Mesme ka dështuar. Ai, tha sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amre Musa, ka vdekur. Musai e përsëriti disa herë këtë formulim, pas daljes së tij para shtypit. Në mënyrë më të qartë ai nuk do ta kishte shprehur dështimin e Ligës Arabe në kërkim të një pikëpamjeje të përbashët.

Liga do të thërrasë KS të OKB-së dhe do ta ngarkojë atë me zgjidhjen e konfliktit të Lindjes së Mesme. Besimi në të ashtuquajturën Roadmap ka humbur përfundimisht. Me këtë emër, katër vjet më parë, kuarteti i Lindjes së Mesme, i përbërë nga OKB, SHBA, BE dhe Rusia paraqitën një plan paqeje.

Po të dështojë tani edhe KS të OKB-së, tha Amre Musa, atëherë askush nuk e di se cdo të ndodhë më tej. Për këtë ministrat e jashtëm janë të të njëjtit mendim, theksoi ai. Këto fjalë tingëlluan sikur ai donte të shmangte vëmendjen që në cështjet e tjera për konfliktin në Liban nuk u arrit përputhje mendimesh.

Në fakt, në Kajro Liga Arabe donte të jepte e bashkuar kontributin e saj për një zgjidhje të konfliktit në shkallëzim. Kështu që edhe njëherë më tepër del në pah paaftësia e saj për të vepruar. Liga tërhoqi frenën e emergjencës: KS të OKB-së, ju lutemi merreni ju përsipër këtë detyrë.

Në një kohë që Arabia Saudite, Egjipti dhe Jordania i kritikuan ditët e fundit si aventura të pabesa rrëmbimet e ushtarëve izraelitë nga hizbollatë dhe hamasët, ministri i jashtëm i Libanit, Favzi Saluk paraqiti një projektrezolutë e cila e përcau Ligën. Rezoluta dënon ofensivën ushtarakë të Izraelit, por njëkohësisht mbështet shprehimisht të gjitha hapat legjitimë, të cilët mund të shërbenin për të liruar libanezët që ndodhen në arrest izraelit. Një formulim i cili në thelb i mbështet rrëmbimet.

Ministri i jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Saud el-Feisal, nuk e pranoi këtë projektrezolutë, njësoj si kolegët e tij nga Egjipti, Jordania, Kuvajti, Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahraini. Favzi Saluku nga ana tjetër, ministri i jashtëm i Libanit, i quajti Hizbollatë "clirimtarët e vendit". Homologu i tij nga Siria e mbështeti këtë përcaktim.

  • Data 16.07.2006
  • Autor J.Stryjak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpB
  • Data 16.07.2006
  • Autor J.Stryjak
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqpB