Lieberman propozon për Rripin e Gazës metoda si në Çeçeni | Politika | DW | 02.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Lieberman propozon për Rripin e Gazës metoda si në Çeçeni

Trupat izraelite sërish kanë depërtuar në Rripin e Gazës dhe kanë vrarë të mërkurën shumë palestinezë. Ministri për kërcënimet strategjike Avigdor Lieberman, propozoi që të përdoren të njëjtat metoda si ato të ushtrisë ruse në Çeçeni

Izrael, Rripi i Gazës dhe Jordania

Izrael, Rripi i Gazës dhe Jordania

Zjarri i të shtënave dhe gjëmimi i avionëve luftarakë dëgjohet qysh nga larg. Me tanke dhe autoblinda ushtarët izraelitë kanë depërtuar në Veri të Rripit të Gazës.

Sërish, si edhe shpesh herë në të shkuarën, synohet të ndalohen sulmet ndaj Izraelit që zhvillohen prej kësaj zone me raketat Kasam. Ky është një operacion i kufizuar ushtarak, tha zëvendësministri i mbrojtjes, Efraim Sneh, në radion izraeilte.

Në rajonin Beit Hanoun, direkt në kufirin mes Rripit të Gazës dhe Izraelit, megjithatë janë zhvilluar luftime të ashpra mes ushtarëve izraeiltë dhe palestinezëve të armatosur. Sipas të dhënave të palës së Izraelit janë vrarë së paku dhjetë palestinezë. Mbi dhjetë të tjerë janë plagosur, ndër ta edhe civilë. Burimet palestineze në të kundërt bëjnë fjalë për vetëm gjashtë të vdekur. Ndër ta edhe bodigardi i një ministri të qeverisë së Hamasit.

Ndërsa ushtarët depërtuan në Rripin e Gazës, ministrat në Jeruzalem diskutonin mbi operacionin ushtarak. Ministri i sapo emëruar në Izrael për kërcënimet strategjike, Avigdor Lieberman, propozoi, që në këtë rajon të përdoren të njëjtat metoda si ato të ushtrisë ruse në Çeçeni.

Leiberman, kryetar i partisë së emigrantëve rusë "Yisrael Beiteinu", bëri betimin si ministër të hënën më 30 tetor. Ai është për një politikë të djathtë ekstreme, që në raport me palesitnezët mbështetet tek dhuna.

Ushtria izraelite nuk operon vetëm në Veri të Rripit të Gazës. Edhe në Jug, në kufirin me Egjiptin, palestinezët presin një zgjerim të operacionit ushtarak të Izraelit. Banorëve të shtëpive pranë kufirit në kampin e refugjatëve Rafah u është bërë thirrje të largohen nga kjo zonë. Ushtria ka njoftuar, se këtu do të shkatërrohet një tunel, që po hapet nën kufi për kontrabandimin e armëve në Rripin e Gazës.

Deputeti i partisë Likud, Yuval Steinitz, i cili njihet si përfaqësues i vijës së fortë dhe vazhdimisht sulmon ashpër kryesisht Egjiptin, edhe kësaj radhe fajtorët i sheh në Kajro. Qeveria egjiptiane nuk bën asgjë, për të ndaluar kontrabandën e armëve në kufi, tha ai në radion izraelite.

Pavarësisht nga kjo kritikë e ashpër nga Jeruzalemi, Kajro po vazhdon përpjekjet, që të ndërmjetësojë për shkëmbimin e të burgosurve mes Izraelit dhe palestinezëve. Hamasi kërkon lirimin e të paktën 1.000 palestinezëve që mbahen në burgjet e Izraelit, kryesisht gra, të sëmurë dhe të rinj. Si kompensim Hamasi do të lirojë ushtarin izraelit, Gilad Shalit, të rrëmbyer në qershor.

  • Data 02.11.2006
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoF
  • Data 02.11.2006
  • Autor Betina Marks
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoF