Libi: A kërcënon konflikt ushtarak mes Egjiptit dhe Turqisë? | NRS-Import | DW | 23.07.2020
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

NRS-Import

Libi: A kërcënon konflikt ushtarak mes Egjiptit dhe Turqisë?

Egjipti po peshon mundësinë e një ndërhyrjeje ushtarake në Libi dhe për këtë ka përcaktuar „vijën e kuqe“. Kjo nismë ka në fokus kryesisht praninë e fuqizuar të Turqisë.

Infografik Karte Libyien Frontverlauf EN

Sikurse dëshiron presidenti Abdel Fattah al-Sisi, parlamentarët e Egjiptit të hënën (20.07) një zëri hapën rrugën për një prani ushtarake në Libi. Qëllimi është „të mbrohet siguria kombëtare nga milicët e armatosur dhe elementët e huaj terroristë". A kërcënon tani një shkallëzim i mëtejshëm?

E qartë është: që me këtë vendim të paktën shtohet rreziku i konfrontimit direkt me Turqinë. Ankaraja mbështet „qeverinë e unitetitkombëtar" në Tripoli nën drejtimin e kryeministrit Fajis al-Sarradsch. Kajro në të kundërt bashkë me Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështet gjeneralin kryengritës Chalifa, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin parlamenti në azilim në Tobruk në lindje të Libisë. Të dyja palët, sikurse lerësojnë mediat arabe, po përgatiten për një konfrontim të mundshëm, jo patjetër me trupat e veta. Ankarja krahas ushtarakëve turq ka sjellë në vend edhe mijëra luftëtarë nga Siria duke i mundësuar suksese ushtarake të parashikuara qeverisë së Al-Sarradsch. Egjipti, sikurse njofton gazeta "Rai Al-Youm", ndërkaq po armatos masivisht fiset libiane.

„Vija e kuqe" e Egjiptit

Fillimisht trupat e Al-Sarradschs duan të marrin nën kontroll qytetin Sirte dhe bazën ajrore Jufra. Me këtë për Egjiptin do të tejkalohej përfundimisht „vija e kuqe", pati deklaruar presidenti Al-Sisi pak më parë. Këtu është fjala jo vetëm për impiantet e naftës në lindje të Sirtes. Al-Sisi gjithashtu druan, se trupat turke apo trupa të kontrolluara nga Turqia mund të depërtojnë direkt deri në territorin kufitar libiano-egjiptian. Si me porosi udhëheqësit e fiseve në Libi dhe qeveria në azilim në i tpatën bërë thirrje hapur Egjiptit për ndërhyrje.

Përkatësisht në Egjipt është i tensionuar edhe toni i mediave të kontrolluara nga shteti. Në njëkoment të gazetës "Youm7" shkruhej për „tre armiq historik", me të cilët përballet vendi: Etiopia, qëq përmes digës do t'i marrë Egjiptit ujin e Nilit; Katari, që me gjasë financon të gjitha planet e orientuara kundër Egjiptit; dhe Turqia, e cila kërcënon kufirin perëndimor të vendit.

"A është kjo që po ndodh aktualisht në Siani një koincidencë e rastësishme kohore?", shkruhet në një koment. Një përgjigje ndaj të tilla teorive të rëndomta konspiracioni në Kajro autori e anashkaloi, por me një dozë të lartë patriotizmi proklamon mbrojtjen egjiptiane.

Interesa kontradiktore

Situata aktuale është e vështirë dhe kërcënuese, thotë Tim Eaton, që studion pranë Think-Tank-ut britanik "Chatham House" mbi ekonominë e luftës në Libi. Ai druan, se Al-Sarradsch-it dhe Turqisë nuk i bëjnë përshtypje kërcënimet e Egjiptit. Egjipti dhe Turqia ndjekin sëcili për vete një sërë interesash në Libi, që janë mjaft kontradiktore.

Turqia do të mbëhtesë jo vetëm qeverinë e Libisë në Tripoli, por edhe forcat me orientim islamik nëvend, vëren Eaton. Po ashtu ajo ka edhe interesa ekonomike në formën e krijimit të një situate të favorshme për marrëveshje në të ardhmen me Libinë dhe: „Turqia e ka shfrytëzuar ndërkohë mbështetjen që qeveria e unitetit i jep pozicionit turk në debatin për shpimet në hapësirën lindore të Mesdheut."

Ndërkohë që Egjipti nuk shqetësohet për sigurinë evet territoriale, thotë Eaton: "Politika egjiptiane ka edhe një element ideologjik: Ajo e konsideron vëlöazërinë myslimane e kësisoj edhe aktorët e tjerë krah saj si kërcënim ekzistencial, ndaj të cilit duhet të mbrohet." Kryesisht presdientin turk Rexhep Tayyib Erdogan Kajro e konsideron si mbështetësin më të madh të kësAaj vëllazërie në rajon. Edhe kryeministri i Libisë Al-Sarradsch konsiderohet prej Egjiptit si një krah ndihme për vëllazërinë mylsimane, ndërsa rivalin e tij Haftar e sheh si një mburojë ndaj islamistëve.

Ushtri me potencial të fuqishëm

SI vendi i NATO-s Turqia ashtu edhe Egjipti kanë ushtritë ndër më të frotat në rajon. Në klasifikimin e fundit të „Global Firepoëer Index" të 2022 Egjipti zë vendin e nëntë për ushtrinë e tij ndër 139 vende gjithsej. Të regjistruar janë 920.000 ushtarë, 215 avionë luftarakë dhe 4295 tanke. Ushtria turke renditet pak më poshtë si e 11 dhe është po ashtu e pajisur mirë: 735.000 ushtarë, 206 avionë luftarakë, 2622 tanke.

Sidoqoftë sipas Nasser Zouhir, këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtarë në "Geneva Center for Political and Diplomatic Studies", nuk parashikon te këtë ndonjë konfrontim ushtarak mes dy vendeve. "Në vend të kësaj mund të ketë përplasje të shpejta të shkurtëra, përme stë cilave të dyja palët do të synojnë të demonstrojnë forcën, për t'u rikthyer tek një zgjidhje politike", thotë Zouhir për DW. Me kërcënimet e veta ndaj Turqisë dhe aleatëve të saj në Libi  Egjipti mund të synojë edhe përfitimin nëfavor të vet në valën e përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për Libinë.