Liberalët e FDP gati për konsultime trepalëshe me të Gjelbrit dhe socialdemokratët | Gjermania | DW | 06.10.2021
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Gjermania

Liberalët e FDP gati për konsultime trepalëshe me të Gjelbrit dhe socialdemokratët

Partia liberale FDP dëshiron të hyjë në konsultime trepalëshe me të Gjelbrit, për një koalicion me SPD. Kreu i FDP, Lindner tha se ai i kishte ofruar bisedime kandidatit për kancelar të SPD Scholz.

Partia liberale FDP pajtohet me propozimin e Të Gjelbërve për konsultime trepalëshe me SPD në përgatitje për negociatat e mundshme të koalicionit. "Ne e pranuam propozimin për bisedime me SPD," tha kreu i partisë, Christian Lindner në Berlin pas konsultimeve të brendshme. Sidoqoftë, bisedimet për të formuar një të ashtuquajtur koalicion Xhamajka me CDU/CSU dhe të Gjelbrit mbetën një opsion.

Më herët, të Gjelbrit kishin thënë se donin të hynin në konsultime trepalëshe me SPD dhe FDP. Bashkëkryetarja e partisë, Annalena Baerbock tha se kjo ishte ajo që ata i kishin propozuar FDP-së.

Bashkëkryetari i Të Gjelbërve, Robert Habeck tha se përkimet më të mëdha për sa i përket përmbajtjes janë të përfytyrueshme me SPD dhe FDP. "E përfytyrueshme do të thotë në mënyrë të qartë që nuk jemi në një situatë të re." Ai tha se kishte pika të konsiderueshme të hapura dhe dallime, kjo prek si të Gjelbrit dhe FDP, ashtu edhe të Gjelbrit dhe SPD.

Negociata paralele me partitë unioniste konservatore nuk duhet të ketë, tha Habeck, megjithëse ai nuk përjashtoi as një koalicion me unionistët dhe liberalët e FDP.

Shefi i CDU Armin Laschet vazhdon nga ana tjetër të jetë i gatshëm për konsultime për një aleancë të përbërë nga unionistët, Të Gjelbrit dhe liberalët e FDP-së. Këtë ai e deklaroi të mërkurën në Dyseldorf.

aud (tgsch, dpa)