Levizjet e mundshme politike per zgjedhjet e parakohshme | Studimi në Gjermani | DW | 03.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Levizjet e mundshme politike per zgjedhjet e parakohshme

Angela Merkel dhe Edmund Stoiber

Angela Merkel dhe Edmund Stoiber

Pasqyra e shtypit sot fokusohet tek shanset e konfigurimit te nje te majte te re gjermane, si dhe tek veprimet e aktoreve politike.


"Westfälische Nachrichten nga Münster shkruan lidhur me daljen serish ne skene te ish kryetarit te partise se socializmit demokratik Gregor Gysi

"Gysi nuhat me te drejte shansin e tij. Dhe ai e di se duhet te shpejtoje. Dritarja kohore per kete projekt mbyllet me zgjedhjet parlametare ne shtator, ose ne vitin e ardhshem. Kur partia socialdemokrate sipas gjasave te jete ulur ne bankat e opozites, do te zgjidhet perseri nga klientela e saj tradicionale. Ky do te ishte fundi per grupimet e vogla te majta si WASG, ku jane grumbulluar kryesisht aktore te sindikatave. Nje parti e majte gjithegjermane mund te kishte me shume shanse per ta deshmuar veten krahas socialdemokrateve."

Gazeta General Anzeiger e Bonit shkruan lidhur me Gysin:

"Ai eshte nje kameleon politik, nje xhongler i fjales me nje force te pashpejgueshme terheqese deri ne rrethet e ngritura. Gregor Gysi, ish kryetari i PDS, pasardheses se partise komuniste te ish Gjermanise demokratike, i cili doli nga politika per nje fare kohe per shkak te gjendjes se tij shendetesore, tani eshte kthyer prape, kandidon si kandidati kryesor. PDS do te gezohet se nje kandidat me te mire ajo me te vertete nuk ka. Me kandidaturen e Gysit shtrohet perfundimisht ne diskutim edhe per te larguarin nga PSD Oskar Lafontaine ceshtja ne se do te shkoje me te. Nqs do te arrihej nje fuzion apo kooperacion deri para afatit te zgjedhjeve, atehere nje e vetequajtur e majte e re do te dilte ne gare kunder partise socialdemokrate."

"Hannoversche Allgemeine Zeitung" shkruan:

"Nqs trompeta jep sinjalin per lufte, nje kal i forte beteje si Gregor Gysi nis te trokelloje patkonjte. Dhe fushata elektorale per zgjedhjet parlamentare mund te behet me interesante, nqs aty eshte edhe ai. Edhe pse mbetet nje fare shqetesimi, sepse lufta per ne parlament eshte nje ngarkese shume e madhe per 57 vjecarin, i cili vitin e kaluar kaloi nje infarkt ne zemer dhe nje operacion te rende ne tru. Gysi sigurisht qe eshte i ndergjegjshem per rendesine qe ka ai per PDS. Pa te partia deshtoi ne vitin 2002 ne kuoten e 5%. Gysi do te ishte personaliteti terheqes qe do t´i joshte qytetaret ne sheshe dhe ne salla, qe do te sundonte ne televizione dhe ne titujt e gazetave. Personi interesant i cili me forcen e tij personale do te mbulonte dobesine programatike te partise."

Nordbayerischer Kurier" nga Bayreuth i kushton vemendje aktoreve te opozites se djathte:

"Ne se Stoiber do ta kembeje kolltukun e kryeministrit te Bavarise, ne te cilin eshte mesuar aq shume me komandon e zjarrfikesit ne Berlin nuk dihet akoma. Ai do te kishte shume per te humbur dhe pak per te fituar. Ambicja dhe ndjenja e pergjegjesise mund ta cojne megjithate ne Berlin per t´u kujdesur ne rradhet e para me nje kancelare Merkel per riparimin e Gjermanise. Gjermania eshte ne nje atmosfere ndryshimi, kancelari ka humbur simpatite. Kush ka mbetur per te goditur Merkelin? Kjo eshte pyetja per te cilen PSD kerkon dite e nate pergjigje."


Aachener Zeitung komenton

"E vetmja konsekuence e respektueshme do te kishte qene doreheqja e qeverise pa asnje kusht. Ne rradhe te pare pa rregullim te ri te kushtetutes pershire ketu edhe sulmet ndaj presidentit, i cili eshte trajtuar nga Schreder dhe Müntefering si djale budalla. Ndonje rruge do ta gjejne se shpejti ministrat ne kete teater diletantesk, per te dale ne fushate zgjedhore pas votebesimit ne parlament. Me kete rast do te mund te shpjegojne se cfare mund te ndodhe pas nje fitoreje te re te socialdemokrateve dhe te gjelberve. A do te avulloje pastaj keshilli federal? Apo aprovon ai qe tani te gjitha planet e padesherueshme qeveritare?"

Süddeutsche Zeitung

"Referendumet thuhet se jane irracionale? A jane zgjedhjet parlamentare me racionale? Ne France njerezit per arsye kontradiktore nga me te ndryshmet kane votuar me "Non". Kontradikta do te kete edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare ne Gjermani. Shtresat e uleta do te votojne per unionin kristian demokrat, sepse shpresojne qe ai t´i ndihmoje dhe t´i shpetoje nga papunesia. Edhe elitat e ekonomise do te zgjedhin unionin kristiandemokrat, sepse prej tij presin realizimin e interesave te veta. Te dyja nuk perputhen me njera-tjetren dhe ndoshta ne fund te dyja do te jene te zhgenjyera. Por askush nuk do t´i vere ne diskutim zgjedhjet parlamentare per shkak te mosperputhjeve ne motivacionet per te vendosur se ke zgjedhin."

  • Data 03.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvG
  • Data 03.06.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArvG