Lehtësohen vizat për Ballkanin | Ballkani | DW | 12.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Lehtësohen vizat për Ballkanin

Qytetarët e vendeve ballkanike do ta kenë shumë më të lehtë të pajisen me viza në sportelet e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së

Vizë Shengen për Gjermaninë

Vizë Shengen për Gjermaninë

Presionet e ushtruara nga vendet ballkanike ndaj Bashkimit Europian, për të mundësuar udhëtimin e qytetarëve të tyre në zonën e Shengenit po japin frytet e para. Ky lloj presioni u bë i njohur së pari publikisht nga komisioneri përgjegjës për rendin dhe drejtësinë Franko Frattini. « Nuk ka asnjë takim nga ato që zhvilloj me udhëheqësit e vendeve ballkanike që këta nuk më ngrejnë problemin e lehtësimit të vizave për qytetarët e tyre » – deklaroi ai gjatë një mbledhjeje të kolegjit të komisionerëve të BE-së.

Ndofta edhe për këtë arsye, dhe pas konsensusit që u arrit në gjirin e kolegjit të komisionerëve të BE-së, Komisioni Europian shpalli me gëzim dhe kënaqësi se të hënën propozimi për lehtësimin e vizave për qytetarët e vendeve ballkanike do të merret në shqyrtim dhe do të aprovohet nga Këshilli i Ministrave i BE-së.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Kristina Nagi pohoi për « Dojçe Velen » se me vendimin që Bashkimi Europian pritet të marrë të hënën, qytetarët e vendeve ballkanike do ta kenë shumë më të lehtë të pajisen me viza në sportelet e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së. Për Komisionin Europian lehtësimi i regjimit të vizave për banorët e Ballkanit do të pakësojë rradhët e njerëzve para ambasadave si dhe do të thjeshtojë procedurat për marrjen e tyre.

Megjithatë sipas gjuhës së funksionarëve të BE-së lehtësim i regjimit të vizave nuk do të thotë liberalizim i tyre, që do të thotë se megjithatë duhet të kesh një arsye për të udhëtuar në vendet e BE-së. Për këtë shkak, sipas Komisionit Europian në pajisjen me viza të qytetarëve ballkanike, do të jenë më të favorizuar përshembull studentët që duan të mbrojnë një tezë në universitetet europiane, studiuesit që duan të shkembejnë eksperiencë, gazetarët, tregtarët etj. Për këto kategori njerëzish vizat do të jepen pa pagesë.

Ndërkohë që mbetet për tu parë nëse edhe regjimi i vizave turistike do të lehtësohet njëlloj si ai i vizave për arsye pune dhe sidomos nëse rritja e çmimit të vizave Shengen do të përfshijë edhe qytetarët e vendeve ballkanike apo jo. Gjithmonë sipas Komisionit Europian një përfitim tjetër për banorët e vendeve ballkanike do të jetë thjeshtësimi i formularëve dhe i procedurave të dhënies së këtyre vizave.

  • Data 12.11.2006
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbG
  • Data 12.11.2006
  • Autor Viron Gjymshana
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArbG
Reklamë