Fenomeni i largimit të trurit, i njohur si Brain Drain, i shfaqur në vitin 1990, ka vazhduar edhe gjatë tranzicionit të vështirë post-komunist dhe nga viti në vit përmasat e tij janë bërë shqetësuese.
Në Strategjinë Kombëtare për Diasporën dhe Migracionin, 2018- 2024 qeveria e Shqipërisë ka identifikuar edhe faktorë si: “niveli i ulët i sigurisë publike, mungesa e besimit të qytetarëve në përmirësimin e situatës në vend, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar paralizojnë funksionimin normal të institucioneve shtetërore”.