Landi i Zarës hapi rrugën për ribashkimin gjerman | Gjermania | DW | 24.10.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Landi i Zarës hapi rrugën për ribashkimin gjerman

50 vjet më parë, banorët e landit të Zarës (Saarland) votuan për përkatësinë e tyre kombëtare dhe hapën kështu rrugën për ribashkimin e vogël gjerman

Referendum në Saarland, 1955

Referendum në Saarland, 1955

Në vitet pesëdhjetë, kancelari gjerman i asaj kohe, Konrad Adenauer kishte një qëllim kryesor. Ai donte të lidhte Republikën Federale, të krijuar para pak kohe, me perëndimin. Kjo lidhje ishte për të më e rëndësishme se sa ribashkimi gjerman. Për Adenauerin ishte e qartë se nuk mund ta arrinte qëllimin e tij pa arritur pajtimin gjermano-francez. Ky pajtim pengohej nga një çështje e pazgjidhur ende, nga çështja e Saarlandit, çështja se kujt do t`i takonte ky land, Gjermanisë apo Francës. Më 23 tetor 1955 u zhvillua një referendum i cili vuri themelet për zgjidhjen e çështjes.

Rajonet kufitare kanë qenë në të kaluarën gjermane mollë sherri. Kështu ka qenë eshte Saarlandi- sot një nga 16 landet federale gjermane. Në dhjetëvjeçarin e parë të pasluftës, Saarlandi ka qenë pengesë e afrimit dhe pajtimit gjermano-francez.

Fillimisht Saarlandi ka qenë zonë gjermane e pushtuar nga francezët. Në vitin 1946, Parisi e heq prej kompetencave të Këshillit kontrollues të Aleatëve dhe e lidh ekonomikisht me Francën. Në mënyrë që kërkush të mos kishte dyshime, kjo lidhje u shkrua edhe në Kushtetutën e Saarlandit të vitit 1947. Midis Saarlandit dhe pjesës tjetër të Gjermanisë, Franca vendosi kufirin doganor.

Nëse Parisi kish ndër mend ta aneksonte Saarlandin më vonë, mbetet spekulacion. Fakt është se ekziston një dokument që e vërteton këtë plan. Dyshime nuk ekzistojnë për interesat ekonomikë të Francës për Saarlandin. Ky land është një nga qendrat më të rëndësishme europiane për qymyrin dhe çelikun- në atë kohë elementet kryesore të ekonomive popullore.

Meqenëse Franca ishte e interesuar për ndarjen e Saarlandit nga Gjermania, përkrahte ata politikanë që kërkonin një Saarland autonom.
Republika Federale nuk kishte fillimisht ndonjë interesim të madh për Saarlandin autonom. Zona është e banuar nga popullsi gjermanofolëse. Por fakti që ideja e një Saarlandi autonom, u kap edhe nga kancelari Konrad Adenauer kishte të bënte me faktin, që Gjermania donte të hynte patjetër në Komunitetin Europian në fushën e mbrojtjes,(EVG). Kushti kryesor për këtë ishte pajtimi gjermano-francez. Adenauer besonte se do e arrinte këtë duke respektuar me shumicë ndjeshmërinë franceze në çështjen e Saarlandit.

Pas bisedimeve të vështira më 23 tetor 1954 u nënshkrua në Paris "Statuti i Saarlandit". Pikat kryesore e paktit kishin të bënin me vendosjen në krye të Saarlandit të një Komisari Europian, që të merrej me çështjet e politikës së jashtme dhe të sigurisë. Ky Komisar nuk duhet të ishte as gjerman as francez. Përgjigje ai duhet t`i jepte vetëm Komunitetit Europianoperëndimor. Në çështjet e tjera Saarlandi mbante autonominë. Ekonomikisht landi duhet të ishte njësoj i lidhur si me Gjermaninë ashtu edhe me Francën.

Pakti i shkakton Adenauerit shumë diskutime në politikën e brendshme nga të gjitha anët. Një vit pas nënshkrimit të paktit, më 23 tetor 1955, banorët e Saarlandit thirren të japin votën për të. Referendumi zhvillohet me një fushatë të ashpër zgjedhore. Dhe përfundon, ashtu siç nuk e kishte pritur kërkush. Me pjesëmarrje 96 për qind në votime, ku dy të tretat e banorëve të landit e hedhin poshtë paktin e nënshkruar nga Boni dhe Parisi.

Pas kësaj humbjeje të papritur, Franca tregohet humbës i ndershëm. Nëpërmjet një pakti të nënshkruar në vjeshtë të 1956 me Gjermaninë në Luksemburg, Franca i hap rrugën ribashkimit të Saarlandit me Republikën Federale Gjermane. Më 1 janar 1957 Saarlandi integrohet politikisht me Gjermaninë, dhe më 6 korrik 1959 edhe ekonomikisht.

  • Data 24.10.2005
  • Autor Bernd Gräßler/Anla Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2U
  • Data 24.10.2005
  • Autor Bernd Gräßler/Anla Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar2U