Lamtumirë Robert Enke! | Studimi në Gjermani | DW | 16.11.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Lamtumirë Robert Enke!

Mbi 40 mijë sportdashësh morrën pjesë të dielën (15.11)në ceremoninë e përmortshme për t' i dhënë lamtumirën portierit të kombëtares gjermane, Robert Enke. Kjo temë gjen jehonë në shtypin gjerman.

default

Lamtumira e fundit e bashkëlojtarëve

E përditshmja "Flensburger Tageblatt" shkruan: "Ati ynë në vend të entuziazmit për gol. Profesionistë sporti të paguar me shuma të majme qajnë po ashtu si edhe tifozët jashtë rrethit të stadiumit. Dje njerëzit në stadium ishin të gjithë një. Nëse tani futbolli mendon për ndryshimet në sistem, kjo duhet çmuar. Por një gjë e tillë nuk mund t' i ifnluencojë afagjatë ndeshjet dhe biznesin. Topi do të rrotullohet sërish nëpër fushat e stadiumeve plot e për plot, sepse luftohet për gola dhe për pikë. Luftohet edhe për shumë, shumë para. Këto para nuk mundën ta ndihmojnë as Robert Enken."

Gazeta "Abendzeitung" komenton: "Është e vështirë të besohet ajo që ndodhi në stadiumin e Hanoverit 96: momenti i shumë kërkuar i heshtjes u bë këtu realitet. Pa patosin fallso dhe pa u turpëruar. Ceremonia e përmortshme për Robert Enken ishte një dëshmi, se pikëllimit mund t' i ruhet dinjiteti edhe në prani të disa dhjetra mijëra spketatorëve dhe të pesë kanaleve televizive. Kjo arrihet kur pjesëmarrësit gjejnë fjalët e duhura dhe spketatorët përmbahen. Futbolli nuk është gjithçka, tha Presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit Theo Zwanziger. Ajo që të emocionon vërtetë në këtë ceremoni të përmortshme është, se futbolli në Gjermani për një moment arriti ta kuptojë këtë fjali."

Ndërsa "Volksstimme" vëren: "Qoftë në stadium apo edhe në shtëpi, në ambjent krejt privat para ekranit, kushdo dje gjatë lamtumirës për Robert Enken ndjeu nevojën të heshtë. Është më shumë se tragjike, që pikërisht një idol i futbollit, një nga gjërat më të bukura sekondare të botës, e çoi veten në vetëvrasje, në fundin më të trishtueshëm dhe më të vetmuar në botë. Por pikërisht ky kontrast i thellë duhet të na bëjë të mendojmë: Futbolli nuk është gjithçka, siç thotë kreu i Federatës Gjermane të Futbollit. Ai nuk duhet të jëtë i vetmi kuptim i jetës. Të kuptojmë, të përvetësojmë dhe ta jetojmë në të përditshmen tonë, atë që fituesit dhe të humburit janë pjesë e futbollit, po ashtu siç janë edhe pjesë e jetës reale dhe se që të dy meritojnë të njëjtin respekt, këtë na e ka lënë si amanet Robert Enke."

Autor: Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Bahri Cani

  • Data 16.11.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/KXpb
  • Data 16.11.2009
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/KXpb