Lajpcigu i elektrizuar! Në pritje të shortit për botërorin 2006 | FOKUS | DW | 09.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Lajpcigu i elektrizuar! Në pritje të shortit për botërorin 2006

Sytë e futbollit botëror sot do të drejtohen në qytetin e Lajpcigut që ndodhet në pjesën lindore të Gjermanisë ku do të bëhet tërheqja e shorteve për Kampionatin Botëror të Futbollit në një ceremoni vezulluese

Arena e shortit

Arena e shortit

Rreth 30 mijë njerëz morën pjesë në të ashtuquajturin "zinxhirë njerëzish" që ishte i gjatë rreth katër kilometra e që shtrihej prej qendrës së Lajpcigut deri tek stadiumi kryesor i qytetit.

Atmosfera në Lajpcig, i vetmi qytet gjermanolindor që do të jetë nikoqir i ndeshjeve futbollistike vitin e ardhshëm, është elektrizuese. "Ne do të qëndrojmë nëpër rrugët e Lajpcigut duke festuar gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, derisa të fillojnë takimet" thotë me krenari një tifoz.

Lajpcigu do të jetë në qendër të vëmendjes të premten mbrëma kur raundi i parë i tërheqjeve të shorteve do të transmetohet drejtpërdrejt përmes televizionit të cilin pritet ta ndjekë një audiencë prej më shumë se 320 milionë shikuesish.

Nënkryetari i Komitetit organizativ të Kampionatit Botëror, Horst Schmidt thotë se shou i së premtes është më tepër se një tërheqje e shorteve. Ai thotë se aty do të ketë spektakël muzikor e madje edhe një shou magjik. "Më duhet të theksoj se ne jemi duke e shndërruar këtë në një ngjarje të madhe, sepse jemi duke u përpjekur që të impresionojmë njerëzit në mbarë botën. FIFA e ka bërë të qartë se dëshiron që tërheqja e shorteve të tërheq vëmendjen ndërkombëtare. Pra është e rëndësishme që ne krijuam një kornizë për të përkrahur këtë".

Pas programit argëtues që do të zgjas një orë, gjërat do të marrin kahje më serioze. Do të fillojë tërheqja zyrtare e shorteve.

Ylli i futbollit, Lothar Matthaus i cili udhëhoqi Gjermaninë në fitoren e saj të Kupës së Botës më 1990, tashmë është i pensionuar.
Por tani, i përballur me një spektakël të tillë, madje edhe ai duket paksa i frikësuar nga detyra që i është ngarkuar për të ndihmuar ceremoninë. "Do të mundohem shumë që të mos bëjë ndonjë gabim, tani kjo ka të bëjë me duart e mia e jo me këmbët. Ne do të bëjmë edhe ca ushtrime dhe pastaj shpresoj gjithëçka do të shkojë sipas planit", thotë Mathaus.

32 ekipet e kualifikuara do të shpërndahen në tetë grupe ku do të jenë nga katër ekipe, ndërsa deri në ndeshjen e parë të kampionatit më 9 qershor kanë mbetur edhe gjashtë muaj.


E vetmja gjë e sigurtë është se në ndeshjen e parë në Munih, Gjermania do të luaj me ekipin e parë të grupit A që do të radhitet sipas shortit, përderisa Kampioni Botëror Brazili do të jetë bartës i grupit F dhe do të fillojë garat me 13 qershor në Berlin

Gashtë ekipe të mëdha tjera do të jenë poashtu në grupe të tjera, kështu që nuk do të takohen në fazën e parë të kampionatit.

Kryesuesi i Komitetit organizativ të Kampionatit Botëror Franz Beckenbauer, thotë se çdo gjë varet nga fati. "Tërheqja e shoreteve nuk është listë dëshirash. Ekipet do të luajnë me kundërshtarët sipas shortit. Gjëja kryesore është që ne të bëjmë një shou të mirë".

Por nëse do të pyesni futbollistët dhe dhe tifozët në Gjermani, shume prej tyre shpresojnë që Gjermania nuk do të jetë në grup me ekipe që qëndrojnë lartë në ranglistën e FIFA, si Republika e Çekisë në pozitën e dytë dhe Holanda në pozitën e tretë.

Por një gjë është e sigurtë, kush dëshiron të bëhet kampion, duhet të mposhtë secilin kundërshtar.

  • Data 09.12.2005
  • Autor Sam Edmonds
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhF
  • Data 09.12.2005
  • Autor Sam Edmonds
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqhF