Lëvdata për qeverinë e Ankarasë në Strazburg | Evropa | DW | 23.06.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Lëvdata për qeverinë e Ankarasë në Strazburg

Këshilli i Evropës shfuqizon "monitorimin special" për Turqinë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës u shpreh me shumicë absolute për shfuqizimin e "monitorimit", një instrument special vëzhgimi për çështjen e të drejtave të njeriut në Turqi. Nga debati i parafundit i Asamblesë në adresë të qeverisë turke shkuan shumë lëvdata. Turqia ka bërë gjatë dy viteve të fundit më shumë reforma se në tërë dekadën më parë, u tha në Këshillin e Evropës. Në deklaratën e miratuar nga Këshilli i Evropës Turqia njihet si vend me demokraci funksionale. Drejtuesi i delegacionit gjerman në Srazburg, deputeti i Bundestagut Rudolf Bindig:

"Ka më tepër se 30 vjet që unë mirrem me gjendjen e brendshme dhe atë të drejtave të njeriut në Turqi. Në dy vitet e fundit është futur në binarët e duhur një proces i reformave. Dhe në forma të ndryshme unë jam informuar edhe përmes vizitave të mia në Turqi se atje në të vërtetë janë bërë ndryshime", thotë Bindig.

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës çmon lart para së gjithash heqjen e dënimit me vdekje në Turqi, reformimin e kushtetutës, tërheqjen e ushtrisë nga politika dhe njohjen e të drejtave kulturore të pakicës kurde si përshembull lejimin e emisioneve radiofonike në gjuhën kurde.

Si zëdhënës posaqërisht të angazhuar për Turqinë në Këshillin e Evropës u dëshmuan konservatorët britanikë. Ata shohin në integrimin evropian të Turqisë edhe një lloj ndikimi simbolik ndërkombëtar. Tory David Atkinson:

"Turqia është një prej vendeve të pakta demokratike myslimane dhe përkrah Izraelit demokracia e vetme në Lindjen e Mesme. Andaj Turqia është një shembull i mirë për Irakun. Ne jemi për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian", u shpreh Atkinson.

Megjithatë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës kërkoi nga Turqia që të mos paralizoj procesin e reformave. Asaj i rekomandohen 12 pika të cilat edhe më tej duhet të trajtohen me kujdes të veçantë. Në mesin e tyre njohja e pakicave kombëtare dhe dhuna kundër grave në Turqi.

  • Data 23.06.2004
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGy
  • Data 23.06.2004
  • Autor Cai Rienäcker
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGy