1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Löw nderohet me kryqin federal për merita

7 Tetor 2010

Nderohet edhe ekipi kombëtar i futbollit

https://p.dw.com/p/PWhZ
Presidenti Wulff nderon trajnerin e kombëtares gjermane të futbollitFotografi: dapd

Trajneri i kombëtares gjermane të futbollit Joachim Löw u nderua me kryqin federal të meritave. Ai e mori nderimin më të madh shtetëror në Berlin prej presidentit Christian Wulff për meritat e tij të veçanta gjatë kampionatit botëror të futbollit. Veç tij morën edhe 23 lojtarë të kombëtares gjermane gjethen e argjendtë të dafinës. Ekipi gjerman doli i treti në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut dhe ngjalli eufori në Gjermani me lojën e vet.

Të premten ekipi kombëtar gjerman ndeshet në Berlin në orën 20:45 me ekipin kombëtar turk për kualifikim në kampionatin Evropian.

Autor: dpa/Elert Ajazaj

Redaktoi: Angjelina Verbica