1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Lëkurën shollë dhe shumë durim

Jörg Plass2 Korrik 2008

Lajme të këqija nga Varshava. Presidenti Leh Kaçinski do të bllokojë Marrëveshjen për reformimin e BE. Irlanda mbetet testi kryesor për këtë Marrëveshje, ndërkohë që Evropa duhet të përmirësojë punën e saj.

https://p.dw.com/p/EUpV

Ai që bën politikë evropiane apo raporton nga Brukseli duhet të ketë të paktën dy gjëra: një lëkurë të trashë dhe shumë durim. Ai që i ka këto, të paktën nuk do të bie në panik kur dëgjon paralajmërimet e presidentit polak Leh Kaçinski.

A thua nuk e njohim këtë zotërinë nga Varshava? Zotërinë i cili gati sa nuk shkaktoi dështimin e dy samiteve të BE-së? Brukseli e njeh boll atë, sepse atje gati gjithmonë pritet politika e tij e mbrapshtë. Eshtë shumë e mundur që edhe tani të veprojë ngjashëm si më parë. Nuk duhet harruar se me emrin e Kaçinskëve lidhet edhe shuplaka e fundit në zgjedhje. Vëllai i tij Jarosllav Kaçinski kaherë më nuk është në pushtet.

Do të ishte shumë e çuditshme në qoftë se një president i tillë të mund tu kundërvihet të dyja dhomave të parlamentit. Parlamenti e ka miratuar marrëveshjen, ndërkohë që këtë do ta bëjë edhe qeveria. Në rast nevoje do të organizohet edhe një referendum, përkundër vullnetit të Kaçinskit.

Më e keqja në këtë mes është që kundërshtimi i Kaçinskit ka sjell pasiguri të reja në Bruksel, sepse këtë mund ta shfrytëzojnë të gjithë ata që kanë rezerva ndaj Marrëveshjes së Lisbonës. Dyshimet e Kacinskit tani po vihen në të njëjtën anë me pritjet në Çeki të vendimit të Gjykatës kushtetues dhe hezitimet e presidentit gjerman, Horst Köhler të nënshkruajë këtë dokument, deri në vendimin e gjykatësve në Karlsruhe. Krahasimet e tilla janë gabim. Zhvillimet në Poloni, Çeki dhe Gjermani mund të parashikohen shumë mirë: Marrëveshja do të ratifikohet.

Irlanda është një problem tjetër. E ka gabim ai që e krahason gjendjen atje me Poloninë apo vendet tjera. Irlanda në fakt mbetet testi kryesor për Evropën, sepse askush nuk ka recetën e duhur. Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy duhet të ketë kujdes që me ambicjet e tija të mos keqsojë gjendjen. Fakti është që irlandezët i kanë thënë me një shumicë të vogël jo Marrëveshjes dhe kjo cështje nuk mund të kthehet aq shpjetë në rend dite.

Po cfarë mund të bëjë Evropa? Mund të provojë ti bindë irlandezët, që aktualisht për krerët në Bruksel është një punë tepër e vështirë. Vendet anëtare si Polonia dhe Cekia duhet të jenë ato që nxisin sinjalet e unitetit. Ata të cilët nxisin dyshimet, në fund të kenë një Evropë më të dobtë. Irlandezëve duhet dërguar një sinjal të qartë.