1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kёshilli i Sigurimit voton njёzёri pёr armёpushim nё Siri

25 Shkurt 2018

Vazhdimisht votimi ishte shtyrё - nёn presionin e Rusisё. Tani Kёshilli i Sigurimit, forumi mё i lartё i OKB-sё ra dakord. Nёse rezoluta do tё zbatohet vёrtetё, kjo ёshtё e hapur.

https://p.dw.com/p/2tHyx
UN Sicherheitsrat Abstimmung über Waffenruhe in Syrien
Fotografi: Getty Images/AFP/D. Emmert

Kёshilli i Sigurimit nё OKB pёrmes rezolutёs kёrkon njё armёpushim pёr tё paktёn 30 ditё nё Siri. Pas njё rezistence fillestare tё Rusisё tё 15 anёtarёt nё Nju Jork votuan njёzёri pro rezolutёs. Rezoluta megjithatё nuk pёrmban asnjё mjet presioni tё detyrueshёm sipas sё drejtёs ndёrkombёtare pёr zbatimin e armёpushimit.

Nё vendim thuhet, se armёpushimi duhet tё nisё pa vonesё. Me kёtё duhet tё mundёsohen ndёrt tё tjera furnizimet me ndihma dhe mbёshtetja mjekёsore.

Pёrpjekjet e deritanishme, pёr tё rёnё dakord pёr projektrezolutёn e paraqitur nga Suedia dhe Kuvajti, dёshtuan disa herё prej rezistencёs sё Rusisё. Fuqia me tё drejtё vetoje ёshtё aleatja mё e rёndёsishme e sundimtarit sirian Bashar al-Asad.

Njё ndёr seritё mё tё tmerrshme tё sulmeve

Para mbledhjes sё re tё forumit mё tё lartё tё OKB-sё forcat qeveritare vazhduan sulmet e ashpra ndaj rajonit tё rrethuar Ghuta lindore. Gjatё njё serire sulmesh dhe goditjeve nga ajri me tё paktёn 140 predha nё rajon kanё gjetur vdekjen tё paktёn 32 civilё, njofton qendra siriane e vёzhgimit pёr tё drejtat e njeriut. Kёto tё dhёna nuk mund tё verifikohen prej burimeve tё pavarura.

Kjo zonё nё afёrsi tё Damaskut po pёrpjeton sulmet mё tё rёnda qysh nga fillimi i luftёs civile para gati shtatё vjetёsh nё Siri. Brenda njё jave janё vrarё 500 civilё, ndёr ta mbi 100 fёmijё, sikurse njofton qendra e vёzhgimit. Mbi 2200 vetё janё plagosur.

Konflikt in Syrien Zerstörung in Ost-Ghouta
Fotografi: Getty Images/AFP/A. Eassa

Edhe avionё luftarakё rusё nё pёrdorim

Njё drejtues i rebelёve i tha agjencisё gjermane tё lajmeve, DPA, se kanё flutuar edhe avionё luftarakё rusё. Helikopterёt e qeverisё siriane kanё hedhur bomba fuҁi mbi Ghuta dhe si rjedhojё kanё shkaktuar dёme tё rёnda nёpёr ndёrtesa. Ndihёmsit venё nё dukje, se bombardimet e rёnda e vёshtirёsojnё aksesin tek tё plagosurit. Nga ana tjetёr rebelёt nga zona tё ndryshme tё Ghutas lindore kanё sulmuar kryeqytetin Damask, venё nё dukje aktivisttёt e tё drejtave tё njeirut. Ghuta lindore ndёrkohё kontrollohet prej grupimeve radikale islamike dhe njё dege tё rrjetit terrorist Al-Kaida.

OKB-ja prej kohёsh ka insistuar pёr njё armёpushim pёr Ghutan lindore, nё tё cilёn janё izoluar rreth 400.000 njerёz, qё kanё nevojё urgjente pёr ushqime. Trupat qeveritare tё Sirisё e kanё rrethuar kёtё zonё qё nё vitin 2013 - situata humanitare ёshtё dramatike, sipas ndihmёsve. Njerёzit kёrkojnё strehim nёpёr qilarё pёr t'u mbrojtur nga bombardimet. Sipas organizatёs Mjekё pa Kufij disa spitale janё sulmuar, dhe janё shkatёrruar tёrёsisht ose pjesёrisht. Grupet e ndryshme tё rebelёve nё Ghutan lindore dominohen nga islamistёt. Tёrheqja e rreth 600 luftёtarёve tё degёs sё rrjetit terrorist Al-Kaida  nga ky territor, sipas qendrёs sё vёzhgimit, ёshtё penguar nga pala ruse. Opozita siriane e akuzon Moskёn, se pёrdor ekstremistёt si pretekst pёr tё kryer sulme ndaj rajonit.