Ky angazhim ushtarak nuk është i ngjashëm me të tjerët | Studimi në Gjermani | DW | 14.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Ky angazhim ushtarak nuk është i ngjashëm me të tjerët

Vendimi i qeverisë gjermane për t'i dhënë dritën jeshile pjesëmarrjes ushtarake në Liban ka nxitur shumë komente në shtypin gjerman. Një nga komentatorët vlerëson, se kjo dëshmon përfundimin e një kapitulli historik, që lidhet me periudhën e pas luftës për Gjermaninë

Bundesvehri do të dërgojë 2400 ushtarë në Lindjen e Afërme

Bundesvehri do të dërgojë 2400 ushtarë në Lindjen e Afërme

"Stuttgarter Nachrichten" shkruan:

I urojmë shumë fat ushtarëve tanë. Ata do të jenë atje të nevojshëm. Marina ushtarake, padyshim se është në mision tejet të komplikuar. Shtetet që mbështesin Hisbollahët mund të provokojnë në çdo kohë konfrontime në hapësirën detare. Kundër këtyre provokimve ushtarët duhet të jenë të përgatitur. Asgjë më shumë se sa dhuna dekurajuese, nuk është eksplozive në Lindjen e Mesme. Për këtë arsye, gjetja e një zgjidhje paqësore është gjëja më e rëndësishme. Ministri i punëve të jashtme, Frank-Walter Steinmeier ka të drejtë kur tërheq vërejtjen nga shpresat qiellore. Puna kryesore do të fillojë vetëm pasi të ushtarë të marrin kontrollin e rrugëve detare në bregdetin libanez.

"Fränkische Tag" shkruan:

Për angazhimin ushtarak në Liban është parashikaur një mandat robust. Kjo do të thotë formalisht asgjë tjetër përveç një angazhimi luftarak. Madje, qoftë edhe për shkaqe të ndalimit të tregtisë me armë: në rastet serioze ushtarët gjermanë nuk mund të jenë neutral. Gjërat bëhen edhe më të qarta, kur dihet se ekzistenca e shtetit izraelit është pjesë e rezonit shtetëror gjerman. Dhe pikërisht për këtë shkak ekziston rreziku që Bundeswehri të rrëshqasë drejt një konflikti, duke u shndërruar në palë të luftës.

"Kölner Stadt -Anzeiger" duke komentuar vendimin e qeverisë gjermane për dërgimin e trupave gjermane në Liban shkruan:

Kush tjetër përveç Angela Merkelit do të fliste për një dimension historik, megjithatë kancelares i duhet dhënë e drejtë kur thotë se ky angazhim ushtarak nuk është i ngjashëm me të tjerët. Pas vendimit për dërgimin e ushtarëve në Kongo ushtarët nuk mund të llogarisin më mbështetje të plotë të të gjithë deputeteve të parlamentit gjerman. Kjo është e pikëllueshme për ata të cilët jo vetëm për shkak të dashurisë apo jetës kanë zgjedhur vajtjen në misione të tilla. Ata do të jenë edhe përfaqësues të Gjermanisë në një vend të huaj. Përfundimi i Luftës së Ftohtë e ka treguar Gjermaninë në skenën botërore si një fuqi e mesme. Për këtë arsye, partitë në koalicion i bashkon përgjegjësia e përbashkët.


"Mitteldeutsche Zeitung" shkruan se:

përkundër të gjithave duhet treguar përmbajtje. Qeveria libaneze ka kërkuar sigurimin e sovranitetit mbi hapësirën e saj detare. Dhe kjo mund të paraqesë probleme, nëse libanezët nuk intervenojnë me të gjithë forcën që në raste të jashtëzakonshme është edhe e nevojshme. Të gjitha përpjekjet ushtarake nuk kanë dobi pa gjetur zgjidhje politike. Kjo ka të bëjë para se gjithash me problemin palestinez. Nga zhvillimet e këtilla do të varet, se sa kohë mund të qëndrojë flota gjermane në detin libanez. Kombet e Bashkuara llogarisin se ky mision mund të zgjasë dy vjet. Nëse mbeten problemet politike kështu siç janë, atëherë afati i qëndrimit do të jetë edhe më i gjatë, ndoshta edhe shumë më gjatë. Dhe kjo është fatale.

"WAZ-West Allagemeine Zeitung" për këtë temë shkruan:

me pjesëmarrjen e Bundeswehrit në Lindjen e Mesme po përfundon kapitulli gjerman i pasluftës, i cili ndalonte dërgimin e ushtarëve në vende të tjra për shkaqe historike. Fakti se Izraeli e ka përshëndetur dhe mbështetur praninë ushtarake të Gjermanisë në këtë rajon, tregon për besimin që ka tek Gjermania. Me këtë pjesëmarrje ushtarake gjermane fillon një kapitull i ri, i cili kërkon sfida të reja dhe përgjegjësi të mëdha. Se në çfarë mase Gjermania duhet të ketë përgjegjësi në zgjidhjen e konfliktit nuk ka nevojë për sqarim. Por kjo pjesëmarrje ushtarake gjermane paraqet edhe një sprovë për Gjermaninë. Ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, e ka cilësuar angazhimin në Liban si një mozaik gurësh. Kjo është një fotografi e mirë, sepse tregon se sa gurë i mungojnë mozaikut të përgjithshëm të Lindjes së Mesme.

  • Data 14.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnx
  • Data 14.09.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arnx