1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kuzhina gjermane - Vetëm salsiçe të bardha dhe patate?

Sonila Sand31 Korrik 2008

Pa dyshim që Gjermania numërohet ndër vendet ku patatja hahet shumë. Dhe tradita e kuzhinës gjermane thotë se mishi me patatet përbëjnë një vaft të vërtetë.

https://p.dw.com/p/EBXB
Këmbë derri, specialitet gjerman
Këmbë derri, specialitet gjermanFotografi: AP

E thënë më thjesht, ai qe pëlqen kuzhinën e rëndë e ndjen veten mirë në Gjermani. Mish derri i pjekur ose këmbë derri (eisbein) apo (schweinshaxe), janë specialitete me përmbajtje të lartë yndyre, që bëjnë pjesë në kuzhinën gjermane.

Sauerbraten - Mish i trashë, ose mish kali i përgatitur me thartira
Sauerbraten - Mish i trashë, ose mish kali i përgatitur me thartiraFotografi: ZB - Fotoreport


Kuzhinat rajonale - Lakër e bardhë turshi, labskaus dhe salçiçe të bardha

Sidoqoftë kuzhina gjermane unike nuk ekziston, sepse çdo rajon ka specialitetet e veta. Një specialitet nga rajoni i Rinit është përshembull sauerbraten, mish i trashë i futur në thartirë, që tradicionalisht bëhet me mish kali. Në veri të Gjermanisë hahet labskaus, një përzierje Corned Beef me patate, peshk matjes, panxhar të kuq dhe qepë – e prezantuar në pjatë me një vezë sy përsipër. Në Saksoninë e Poshtme hahet lakër e gjelbërt me pinkel, një lloj salçiçeje speciale. Kurse Tyringeni është i njohur për topkat e përziera dhe salçiçet e skuqura. Në Bavari hahet e ashtuquajtura salçiçe e bardhë. Sipas traditës ajo nuk hahet para orës 11 të paradites dhe nuk duhet prerë në copa, por përbërja thithet nga zorra e mbushur. Këto janë specialitetet më të njohura të rajoneve gjermane, të gjitha nuk mund t`i përmendim sepse ekzistojnë një numër i madh variantesh.

Dëner
Dëner, specialitet i sjellë nga turqit në GjermaniFotografi: AP

Kuzhina multi – kulti dhe tendencat e reja


Por edhe recetat e gjellëve të migrantëve kanë zënë vend ndërkohë në kuzhinën gjermane duke e plotësuar atë. Sepse në Gjermani jetojnë mbi 7 milionë jo-gjermanë. Gjithshka filloi me migrantët italianë, që hapën picerira ku gjermanët mësuan çfarë janë picat dhe makaronat. Ndërkohë gjithandej janë hapur dyqane të vogla me dëner dhe giros, si dhe shumë restorante të huaja, që gatuajnë nga kuzhina aziatike deri tek ajo amerikanolatine. Nganjëherë recetat e gatimeve ngatërrohen dhe prej tyre dalin gjellëra si topka patatesh me curry dhe me shnicel ose tavë me fasule dhe xhinxhifille.

Festa e birrës në Bajern organizohet në muajin tetor të çdo viti
Festa e birrës në Bajern organizohet në muajin tetor të çdo vitiFotografi: AP

Në vitin 2004 konsumi i verës ishte 23,6 litër për person në Gjermani
Në vitin 2004 konsumi i verës ishte 23,6 litër për person në GjermaniFotografi: AP

Receta për birrën gjermane

Birra është pija më e preferuar e gjermanëve. Konsumi vjetor për kokë ishte në vitin 2007 rreth 116 litra. Prandaj nuk është çudi që në Gjermani ka mijra lloje birash! Distilimi i birrës ka traditë në Gjermani. Më 23 prill 1516 – ditën e birrës gjermane – hyri në fuqi ligji për birrën gjermane. Ai është ligji më i vjetër për ushqimet në botë dhe vendos çfarë përmbajtje duhet të ketë birra gjermane.

Verë për ata që nuk pijnë birrë

Gjermania është e njohur për prodhimin e verës. Në Gjermani ka disa rajone që merren me kultivimin e rrushit, por vera gjemane vjen kryesisht nga rajonet e Rinit, Majnit, Mozelit, Saales dhe Elbës. Lloje të njohura vere gjermane janë verërat e bardha si riesling, silvaner dhe myller-turgau, kurse verërat e kuqe dornfelder ose burgunder i vonshëm. Këto vera pëlqehen edhe jashtë Gjermanisë, prandaj duhet t`i provoni patjetër edhe ju!