Kushtetuta dështoi, BE jeton – Kriza dhe shanset e Bashkimit Evropian pas JO-së së francezëve | Evropa | DW | 30.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kushtetuta dështoi, BE jeton – Kriza dhe shanset e Bashkimit Evropian pas JO-së së francezëve

Paradoksale: Pikërisht francezët, dikur ithtarët kryesorë të kooperimit dhe integrimit evropian, i kanë krijuar Bashkësisë Evropiane me JO-në e tyre ndaj Kushtetutës një krizë të rëndë. Por, edhe nëse Kontrata për ratifikimin e Kushtetutës nuk mund të shpetohet pas JO-s franceze, BE-ja megjithëatë nuk është në fundin e saj.

*

JO-ja franceze ka qenë e parashikueshme. Prej shumë javësh ishte e qartë, se
marrëveshja për një kushtetutë evropiane nuk do ta ketë shumicën miratuese në
Francë. Udhëheqësit politikë të Evropës megjithëatë nuk i patën kushtuar vemendje. Ata nuk kishin hartuar planin B, që do të thotë se ata nuk kishin
planifikuar alternativën, për rastin nëse ndodh refuzimi. Kryesuesi i
tanishëm i Këshillit Evropian, kryeministri luksenburgas Jean Claude Juncker,
dhe Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Barroso, kishin dhënë gjatë mbrëmjes se
disfatës vetëm shpjegime të shkurtëra. "Edhe më tej", kështu ishte deviza e tyre.

Më tutje, por drejt cilit qëllim? Ratifikimi duhet të vazhdojë deri në
vjeshtë të vitit 2006. Dhe atëherë shefat e shteteve dhe qeverive të BE-së do të
bëjnë bilancin. Dhe pastaj ? Edhe nëse shtetet e tjera të BE-së, pavarësisht nga JO-ja e Francës, do ta
miratonin Kushtetutën, çfare duket e pabesueshme, nuk do të ishte e
këshillueshme që francezët të nxirren përsëri në referendum për kushtetutën me
të njëjtin tekst, sipas motos: te votojmë deri sa të arrijmë rezultatin.
Ndryshimi i tekstit të marrëveshjes është gjithashtu i pamundur, sepse pastaj
të gjitha shtetet do të kishin dëshira të vëçanta. Kështu do të kishim
bisedime pafund.

Jo, në këtë rast nuk ndihmojnë parrullat për përmbajtje të kursit. Ky tekst
kushtetues ka vdekur. Pa Francën BE-ja nuk mund të miratojë Kushtetutën. Të
tjera referendume, si ai pas tre ditësh në HolLandë, duken të kota.

Atëherë çfarë më tej, Evropë ? Krizë, katastrofë, kaos. Të gjitha këto i
kishin paketuar ithtarët e Kushtetutës, në rast se ndonjë shtet do ta
refuzonte ate. BE-ja megjithëatë ka marreveshjen e Nicës, e cila edhe pse nuk është gjithëaq e
përshtatshme, ajo i përcakton konturat e funksionimit. Në këtë krizë ajo
është një shans, arsyeton Komisari gjerman i BE-së, Günter Verheugen, duke
sqaruar më tej, se aktorët e BE-së duhet tani të dëshmojnë se Europa mund t’i
përballojë kthesat mbrapa, duke shkuar në të njëjtën kohë përpara. Bashkësia
do të vazhdojë ekzistencën e saj dhe nuk do të shpërbëhet. Franca nuk do të
dal nga BE-ja.

Aktualisht është e domosdoshme një pauzë mendimi për shpejtësi të integrimit
e zgjerimit. Kjo pauzë do të zgjasë shumë vite. E atëherë mund të miratohet
Kushtetuta.

Anëtaresimi i Turqisë do të tematizohet sërish. Tani është në pikëpyetje, se
a do fillojnë bisedimet më 3 tetor lidhur me mundësinë e anëtarësimit të
Turqisë, nga se presidenti francez, i dobësuar nga referendumi, dhe
kancelari i atakuar gjerman, ishin ithtarët më të fortë për anëtarësimin e
Turqisë në BE. Jacques Chierac që nga e diela është i detyruar të jetë më
skeptik, pasi shumica franceze e ka refuzuar kursin e tij politik. Gerhard
Schrëder mund të mos fitojë zgjedhjet në vjeshtë, duke u zëvendësuar pastaj
nga një qeveri konservatore-liberale, e cila do jetë kundër zgjerimit të
mëtejshëm të BE-së.

Me Rumaninë e Bullgarinë veç janë nënshkruar marrëveshjet për anëtarësim,
por edhe ato duhet të miratohen ,duhet të ratifikohen edhe nga disa shtete
anëtare. Nëse JO-ja franceze do të ketë ndikim ndaj anëtarësimit të këtyre
shteteve, tani për tani nuk mund të parashikohet.

Europa nuk është në fundin e saj përmes kësaj goditje që mori, por BE-ja do të
pësojë ndryshime. Ajo duhet të merret më shumë me kërkesat sociale. Ajo
duhet të ballafaqohet me dallimet zhvillimore ekonomike të Perëndimit me
Lindjen. Ajo do të unifikohet e zgjerohet më ngadalë. Dhe kjo nuk duhet vlerësuar negativisht.

Brukseli është hidhëruar ndaj Presidentit Chirac,
sepse ai e ka pasur mundësinë t'a ratifikojë Kushtetutën përmes
parlamentit francez, duke mos i lënë shans refuzimit nga populli i
pakënaqur. Ai zgjodhi variantin e referendumit për shkak të arsyeve që dalin
nga politika e brëndshme dhe tani Evropës i duhet t'a hajë këtë çorbë që ai përgatiti.


  • Data 30.05.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEG
  • Data 30.05.2005
  • Autor Bernd Riegert
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArEG