Kush e ka fajin për papunësinë, shteti apo kapitalizmi? | Gjermania | DW | 02.05.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kush e ka fajin për papunësinë, shteti apo kapitalizmi?

Kryetari i Socialdemokratëve, Franc Myntefering, ka hapur para disa kohësh në Gjermani një debat që njihet me emrin: Kritika ndaj kapitalizmit. Kjo frazë u lakua shumë shpesh në demonstratat e të djelës me rastin e 1. Majit, ditës ndërkombëtare të puntorëve. Folësit në demonstrata kritikuan ashpër rritjen e globalizimit, që i ka bërë sipërmarrjet të fiksohen nga nxjerrja e fitimit dhe që të mos merren më me problemet sociale të puntorëve dhe të papunëve. Aktualisht Gjermania numeron rreth 5 milione te papune.

Franc Myntefering duke mbajtur fjalimin ne Duisburg - Police mbrojne oratorin nga bresheria e vezeve

Franc Myntefering duke mbajtur fjalimin ne Duisburg - Police mbrojne oratorin nga bresheria e vezeve

Kritikat me fjalë, janë të pamjaftueshme, thonë sindikalistët. Ata tani kërkojnë vepra. Prandaj edhe në demonstratat e 1. Majit, fjalimi i kreut të Partisë Socialdemokrate, Franc Myntefering, u shoqërua me një breshëri vezësh, megjithëse kritikat e tij nuk ishin drejtuar kundër puntorëve, por kundër sipërmarrësve: "Ata duan, që punëmarrësit mos të kenë të drejtë të marrin pjesë në vendimmarrje, që autonomia e tarifave të bjerë, që të ketë më pak mbrojtje ligjore për ata që pushohen nga puna, që mbrojtja e punës së të rinjve të hiqet." – u shpreh Myntefering.

Shefi i Lidhjes së Sindikalistëve të Gjermanisë, Mihael Zomer, është dakord me kryetarin e partisë më të madhe që qeveris aktualisht Gjermaninë: Sipërmarrësit mbajnë përgjegjësi per mjerimin e puntorëve, sepse këta nuk investojnë sa duhet. Ai shton: "... por edhe shteti e politika, që vendosin ligjet, e mbajnë përgjegjësinë për fatin e qindramijëra dhe miliona njerëzve në këtë vend." Zomer kërkon te merren masa: "Do ta pranaojmë kritikën për zhvillimin e gabuar në sistemin tonë ekonomik, vetëm kur të jenë marrë masat e nevojshme."

Se cilat masa ka parasysh Zomer, këtë e përforcoi kryetari i sindikatave për degën e Industrisë Metalurgjike, gjatë një mitingu që ky mbajti të djelën në njërën nga qendrat kryesore të kapitalizmit, Frankfurt mbi Majn. Ato janë: fuqizimi i kërkesës, rritja e pagave, mosheqja e ofertave sociale, shkurtimi i ditëve të punës dhe një shpërndarje më e drejtë e të ardhurave dhe pasurive. Me një fjalë, kryetari i sindikatave të Industrisë Metalurgjike, Jyrgen Peters, kërkon: "Ndryshimin rrënjësor të politikës, një ndryshim kundër trendit neoliberalist e në drejtim të një politike pro punës dhe drejtësisë sociale."

Baza dyshon, që këto fjalë që thonë shefat e tyre, të nxitura nga kreu socialdemokrat Myntefering, janë vetëm propagandë parazgjedhore. Kështu për shembull, një sindikalist në pellgun e Rurit, ku mbas tre javësh, do të zhvillohen zgjedhjet për parlamentin e Landit, ankohet: "Është paturpësi të dalësh e të thuash, që do të hapen vende të reja pune. Mbas zgjedhjeve të 22 majit tërë këtë kritikë, që po i bëhet kapitalizmit, ka për ta marrë lumi."

  • Data 02.05.2005
  • Autor Hans Shrpos / Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3x
  • Data 02.05.2005
  • Autor Hans Shrpos / Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar3x