Kush do ta pasojë Merkelin në krye të CDU-së? | Gjermania | DW | 07.12.2018
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kush do ta pasojë Merkelin në krye të CDU-së?

Pas 18 vjetësh në krye të CDU-së, Angela Merkel tërhiqet. Politikani i financave Friedrich Merz, sekretarja e përgjithshme e CDU-së, Annegret Kramp-Karrenbauer dhe ministri i Shëndetësisë Jens Spahn janë në garë.

Këta janë tre kanditët për kryetar partie të CDU-së. Në mbarë vendin ata kanë bërë fushatë për veten. Janë prezantuar në gjithsej tetë konferenca rajonale të CDU-së. Temat më të rëndësishme të tyre janë: migracioni dhe Bashkimi Europian. Delegatët votojnë të premten (7.12) në kongreisn e CDU-së në Hamburg për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Piolitkani i financave Friedrich Merz po feston comeback-un në politikë. Deri në vitin 2002 ai drejtonte grupin parlamentar të kristiandemokratëve në Bundestag. Derisa Merkel e pretendoi për vete këtë post. I zhgënjyer ai u largua ng apolitika dhe vazhdoi karrierën në ekonominë e financave. Ndër të tjera ai ka qenë konsulent tek administruesi i pasurive Blackrock. Merz sërish është kthyer në skenën politike dhe përpiqet ta marrë timonin si një përfaqësues i vijës së fortë: "Prej shumë kohësh unë jam i mendimit, që ne duhet të jemi të gatshëm të flasim hapur për të drejtën themelore të azilit, nëse ajo mund të vazhdojë të ekzistojë në këtë formë siç është, në qoftëse ne duam një politikë europiane për migracionin dhe refugjatët."

Më pas Merz e relativizion këtë deklaratë duke theksuar, se me këtë vetëm sa ka dashur të nxisë diskutimin.

Jens Spahn është kandidati më i ri, që konsiderohet krejt ndryshe ndër kandidatët e tjerë. Në anketime ai renditet fare poshtë. Ministri i Shëndetësisë konsiderohet si kundërshtar i politikës së Merkelit ndaj refugjatëve dhe mbështetës i temave klasike konservatore: "Partia është për shtetin ligjor dhe sigurinë brenda vendit - në park, në rrugë por edhe në kufi. Ne jemi parti për Europën. Për një Europë që bazohet tek mbrojtja e saj, mbrojtja e qytetarëve të saj dhe mbrojtja e vlerave të saj. Një Europë që na ndihmon ne, sepse ne vetëm jemi shumë të vegjël - edhe Gjermania

."

Krejt ndryshe pozicionohet favoritja e Merkelit Annegret Kramp-Karrenbauer.Ajo konsiderohet sie besuara e kancelares dhe ka pozicione të ngjashme si ajo. P.sh. kur është fjala për raportet mes SHBA-së dhe Gjermanisë dhe rolin e Gjermanisë në NATO:  "Edhe në NATO kanë ndryshuar kohët, kohët kur ndodhte diçka përreth nesh, e dikush nga jashtë me preferencë SHBA-ja duhej të sillnin material, njerëz e ndoshta edhe të ndërmerrnin diçka. Këto kohë kanë marrë fund. Ne duhet ta marrim sërish të marrim më shumë vet përsipër për sigurinë tonë. Kjo do të thotë, që ne edhe duhet të investojmë më shumë para për këtë."

Friedrich Merz. Jens Spahn. Annegret Kramp-Karrenbauer janë kandidatët për kreun e CDU-së - tani kongresi i partisë pritet të vendosë. E qartë është, se ai ose ajo që do të jetë në krye të CDU-së i ka edhe shanset më të mira për të qenë kancelari apo kancelarja e ardhëshme. Sepse Angela Merkel ka deklaruar që më 2021 nuk do të rikandojë më.