Kush do të bëhet pasardhësi i Kolin Pauellit? | Politika | DW | 16.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kush do të bëhet pasardhësi i Kolin Pauellit?

Pas dorëheqjes së ministrit të jashtëm amerikan Kolin Pauell, në Uashington po spekullohet mbi pasardhësin e tij të mundshëm. Pauell dorëzoi tek presidenti amerikan të hënën zyrtarisht dorëheqjen. Gjatë javëve të ardhshme Pauell do të përpiqet për herë të fundit për një përparim në përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit në Lindjen e Afërt. Sipas burimeve të mediave, flitet se këshilltarja e Bushit për çështjet e sigurisë, Condoleezza Rice, do të bëhet pasardhësja e Pauellit.

Condoleezza Rice - ministrja e re e jashtme amerikane?

Condoleezza Rice - ministrja e re e jashtme amerikane?

Shtëpia e Bardhë ende hesht, por shumë kanale televizive amerikane deklaruan se kanë informacione mëse të sigurta se Condoleezza Rice, këshilltarja e presidentit për çështjet e sigurisë kombëtare, do të bëhet pasardhësja e Kolin Pauellit. Rice ka kaluar gjatë 4 viteve të fundit më shumë kohë me Bushin se të gjithë politikanët e tjerë. Richard Haass, këshilltar politik dhe ish drejtor në ministrinë e jashtme amerikane, është i bindur se Rice do të bëhet ministre e jashtme:

"Condoleeza Rice ka shumë eksperiencë dhe mbi të gjitha një marrëdhënie shumë të ngushtë me presidentin. Askush tjetër nuk mund të ofrojë më shumë se kjo grua" - thotë ai.

Ndërkohë që nominimi i Rice ende nuk është konfirmuar, të hënën u publikua deklarata zyrtare për një dorëheqje.

"I dashur zoti President". Kështu fillon letra zyrtare që gjenerali 67 vjeçar i drejton presidentit Bush. Kjo letër u formulua të shtunën dhe pasi ministri i jashtëm bisedoi me të gjithë kabinetin e tij, ai doli të hënën përpara mikrofonit dhe e bëri publike dorëheqjen nga posti i minsitrit të jashtëm amerikan. Ai foli mbi 8 minuta mbi 4 vitet e kaluara si ministër i jashtëm dhe theksoi edhe njëherë se:

"Unë doja të rrija vetëm për një periudhë legjislative si ministër i jashtëm dhe ne të dy, pra presidenti Bush dhe unë kemi muaj që bisedojmë se ç´do të ishte zgjidhja më e mirë."

Por flitet se Pauell donte të rrinte disa muaj më gjatë minisitër i jashtëm, sidomos tani pas vdekjes së Arafatit, ku më në fund po fillon një lëvizje drejt përmirësimit të gjendjes në Lindjen e Afërt. Po sipas këtyre thashethemeve, Shtëpia e Bardhë nuk e pranoi kërkesën e tij. Por zëdhënësi i qeverisë Scott McClellan, nuk flet asnjë fjalë mbi këtë:

"Bisedat mes Bushit dhe Pauellit janë shumë private. Kolin Pauell e morri vetë këtë vendim dhe i bëri publike arsyet e tij."

Në një letër, Bushi shkruan se Pauell i ka shërbyer shumë mirë shtetit. "Ai do të na mungojë", thotë presidenti.

Ndërkohë Pauell thotë:

"Unë nuk i kam thënë presidentit se dua të rri më shumë kohë në këtë post. Ne e dinim shumë mirë se ku do të ndaheshin rrguët tona."


Nëse Bushi do të deklarojë sot zyrtarisht se këshilltarja e tij Rice, do të jetë pasardhësja e Pauellit, atëherë Alberto Gonzalez, i cili do të jetë pasardhësi i ministrit të drejtësisë John Ashcroft, do të ketë afër një njeri tjetër te besueshëm të Bushit. Ka njerëz që thonë se presidentit mund t´i bëjnë dëm kaq shumë njerëz të besueshëm rreth e rrotull.

6 nga 16 antarët e kabinetit qeveritar kanë dhënë ndërkohë dorëheqjen, gjë që nuk do të thotë se qeveria amerikane do ta ndryshojë politikën e saj gjatë 4 viteve të ardhshme.

  • Data 16.11.2004
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aque
  • Data 16.11.2004
  • Autor Georg Schwarte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aque