Kush do e marrë postin e ministrit të larguar? | Ballkani | DW | 25.11.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kush do e marrë postin e ministrit të larguar?

Udhëheqësi i partisë më të madhe serbe në Kosovë Oliver Ivanoviq, thotë posti i ministrit që dha dorëheqje duhet t'i ofrohet "Listës Serbe për Kosovë e Metohi", si partia me e madhe e serbëve në Kosovë. Ministri që dha dorëheqje Sllavisha Petkoviq, udhëheq "Partinë Demokratike Serbe", që ka vetëm dy deputetë

Oliver Ivanovic

Oliver Ivanovic

Udhëheqësi i "Listës serbe për Kosovë e Metohi", Oliver Ivanoviq, thotë se dorëheqja e ministrit Sllavisha Petkoviq, me kërkesë të kryeministrit Agim Çeku, nuk ishte vendim i drejtë për faktin që ai ka qenë ministri i vetëm serb në qeverinë e Kosovës. Megjithatë, ai thotë se tash kryeministri i Kosovës duhet të veprojë njejtë edhe me ministrat shqiptarë, të cilët në raportet e kontrollorëve të përgjishëm
thuhet të jenë përfshirë në keqëperdorie financiare.

"Kjo praktikisht ka qenë e pritur, mirëpo është brengosëse për qeverinë e Kosovës që shtizat të thyhen pikërisht në ministrin, Sllavisha Petkoviq, për faktin që ai ka qenë ministri i vetëm serb në qeverinë e Kosovës," tha Oliver Ivanoviq. Edhe pse Oliver
Ivanoviq, thotë se ai ka pasur vërejtje të shumta për ministrin Petkoviq, largimin e tij në këtë mënyrë ai, nuk e cilëson si praktikë të mirë.

Oliver Ivanoviq thotë se, ai është i bindur se posti i ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, tash duhet t'i ofrohet "Listës Serbe për Kosovë e Metohi", në një kohë të përshtatshme, sepse sipas tij kjo është edhe logjike, për faktin që lista
serbe është partia më e madhe që përfaqëson serbët e Kosovës.

Ministri në dorëheqje Sllavisha Petkoviq, u largua nga posti i tij, sic thuhet për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të buxhetit të Ministrisë për komunitet dhe kthim. Kryeministri Ceku, tha se, në këtë ministry janë mbledhur shumë probleme, janë ngritur dyshime për keqmenaxhime dhe janë dëmtuar raportet mes ministrisë dhe institucioneve ndërkombëtare.

Ministri në dorëheqje Sllavisha Petkoviq, u emërua në krye të ministrisë në kohën kur me qeverinë udhëhiqte, ish-kryeminstri Ramush Haradinaj. Petkoviq, është kryetar i Partisë Demokratike Serbe të Kosovës dhe në zgjedhjet e fundit të përgjithshme ka marrë një pakicë votash që megjithatë i kanë mundësuar të fitojë dy vende në Kuvend. Partia e zotit Petkoviq ishte e vetmja parti e serbëve të Kosovës që pranoi të
bashkëpunojë me institucionet kosovare. Partia tjetër serbe që pretendon të udhëheqë tash, me ministrinë për kounitete dhe kthim, "Lista Serbe për Kosovë e
Metohi", është partia më e madhe serbe në Kosovë, mirëpo kjo parti ka dy vjet që ka bojkotuar institucionet e Kosovës.

  • Data 25.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arau
  • Data 25.11.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arau
Reklamë