Kush është kryemistri i ri rus Mihail Fradkovi dhe cilat janë qëllimet e tij? | Bota | DW | 05.03.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kush është kryemistri i ri rus Mihail Fradkovi dhe cilat janë qëllimet e tij?

Vertikalja e pushtetit që ka ngritur presidenti Putin, nuk parashikon për qeverinë vetëm se një funksion teknik, prandaj Fradkovi u emërua për të zbatuar dhe vënë në jetë ato që e urdhëron Kremlini.

Presidenti Putin uron Mihail Fradkovin

Presidenti Putin uron Mihail Fradkovin

Në parim duma ruse të premten paradite vetëm sa ndërmori një veprim thjesht protokollar. Me 352 vota pro, 58 kundër dhe 24 abstenime si kryeministër i ri i vendit u zgjodh Mihail Fradkovi. Kjo në fakt edhe pritej, sepse pasuesit e Putinit kanë në parlament dy të tretat e votave dhe kështu që favoriti i presidentit vetëm se mund të fitonte. Po kush është Mihail Fradkovi dhe cilat janë qëllimet e tij?

Përgjigjen zyrtare për pyetjen se kush është zoti Fradkov e dha parlamenti rus. Mihail Fradkovi është presidenti i ri i Rusisë. Pjesa tjetër është vetëm çudi.

Më 24 shkurt, kur presidenti rus Vladimir Putin shkarkoi nga posti krejt papritur kryeministrin Kasjanov dhe tha se do të emëronte një të ri, ai deklaroi se kjo nuk është vetëm e drejta, por edhe detyra e tij. Ky kryeministër do të përfaqësojë kursin tim të ri, tha Putini. Për një javë me radhë studjuesit dhe ekspertët e Rusisë vranë mendjen nëse në këtë post do të zgjidhej një ekonomist apo ndonjë sillovik, pra ndonjë i besuar i Putinit nga radhët e shërbimit sekret. Vetëm tek Mihail Fradkovi nuk i vajti mendja kujt.

Fradkovi është 53 vjeç, i martuar, dhe ka dy fëmijë. Ai ka studiuar inxhinjeri mekanike, por që në kohën e Bashkimit Sovjetik ka punuar në organet e tregëtisë së jashtme. Në kohën e Boris Jelsinit ai ishte ministër i tregëtisë së jashtme, në kohën e Vladimir Putinit drejtor i policisë fiskale. Më pas mori një vend pune në një firmë private. Që prej marsit të vitit të kaluar ai ishte përfaqësues i Rusisë pranë BE-së në Bruksel. Për këtë presidenti i Komisionit të BE-së Romano Prodi nxitoi ta uronte Putinin për këtë vendim, sepse sikur u shpreh Prodi, "në këtë mënyrë marrëdhëniet mes BE-se dhe Moskës do të lehtësohen dhe do të shtohet mirëkuptimi i rusëve për BE-në".

Emërimi i Frodkovit në këtë post ka shkaktuar hutim total në radhët e elitave politike të Rusisë. Si ish-ministrat e qeverisë së Kasjanovit, ashtu edhe deputetët e dumës, deklarojnë përpara kamerave televizive se e konsiderojnë Fradkovin si një nëpunës tërësisht profesional dhe të ndërgjegjshëm. Por mes njëri-tjetrit ata shtrojnë pyetjen se kush është zoti Fradkov? Si dhe kur arriti t'i fitonte zemrën presidentit Putin? Gjithsesi prej emërimit duket mjaft i çuditur edhe vetë Fradkov, që u nis me urgjencë nga Brukseli për në Moskë. Në mesazhin e tij të parë për presidentin, mesazh ku ndjehej përunjësia, ai tha: se "është i sigurt dhe i gatshëm t'i zbatojë të gjitha ato për të cilat kishte folur me presidentin, kur ky i kishte propozuar postin e kryeministrit".

Dhe pikërisht këtu duhet kërkuar kyçi i zgjedhjes së Mihail Fradkovit. Ai u emërua për të zbatuar dhe vënë në jetë ato që e urdhëron Kremlini. Prej tij nuk pritet iniciativë personale. Vertikalja e pushtetit që ka ngritur presidenti Putin, nuk parashikon për qeverinë vetëm se një funksion teknik. Kryeministri i ri ka për detyrë që të vërë në jetë projektin për reformat të përpiluar prej aparatit të presidentit. Kjo parashikon zvogëlimin e numrit të ministrave, luftimin e korrupsionit, reformimin e sistemit të taksave etj.

Putini deklaroi se kryeministri i ri do të personifikojë kursin e ri politik. Po shumica e rusëve nuk e kanë të qartë se cili do të jetë ky kurs. Shumica e vëzhguesve janë të mendimit se Mihail Fradkovi është një figurë kalimtare, që pasi të vërë në zbatim disa prej projekteve jo të këndshme që do të ndërmarrë Kremlini, si p.sh. rritjen e qerave në sektorin shtetëror, do t'i lërë vendin një kandidati tjetër të presidentit Putin. Pra në fakt pyetja më e rëndësishme që mbetet e hapur nuk është: "Kush është Mihail Fradkovi?" por "Kush është Vladimir Putini dhe në ç'drejtim po e çon ai Rusinë?".

  • Data 05.03.2004
  • Autor Aleksander Varkentin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTo
  • Data 05.03.2004
  • Autor Aleksander Varkentin
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArTo
Reklamë