Kush është fajtor që fëmijët vdesin | Evropa | DW | 14.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kush është fajtor që fëmijët vdesin

Afera shtetërore për epideminë e fruthit

Gjykata kundër korrupsionit, Bukuresht

Gjykata kundër korrupsionit, Bukuresht

Më shumë se 3000 fëmijë janë të shtruar në spitalet e Rumanisë, numri i tyre mund të dyfishohet. 10 fëmijë të vegjël dhe foshnja kanë vdekur ndërkohë, sepse ndodheshin në një dhomë së bashku me fëmijë të tjerë dhe u infektuan edhe me sëmundjet e tyre. Për epideminë politikanët rumunë fajësojnë reciprokisht njëri-tjetrin.

Qeveria e mëparshme socialiste i ka lënë pas dore vaksinimet, mbrohet ministri i ri i shëndetesisë. Vaksinimet duhet të bëhen shpejt tani. Prokurorët duhet të hetojnë, nëse janë bërë gabime. Dhjetë foshnja dhe fëmijë të vegjël kanë vdekur ndërkohë, rreth 3 500 fëmijë ndodhen në spitalet e Rumanisë. Diagnoza fruthi.

Javët e ardhshme numri i fëmijëve të sëmurë rëndë është ngjitur në më shumë se 7000, vlerëson Ministria e Shëndetësisë. Që në vitin e kaluar organizata botërore e shëndetësisë pati paralajmëruar, se ka shënja të një epidemie, tani ajo është e pranishme. Dhe duket sikur lëshimet e autoriteteve dhe të mjekëve e kanë keqësuar situatën më shumë. Sidomos në rajonin përreth qytetit Constantia në Detin e Zi fëmijët e sëmurë me fruth, janë vendosur pranë fëmijëve të tjerë, kështu që janë infektuar edhe me sëmundjet e tyre.
"Kam frikë të madhe, që ta dërgoj djalin tim në spital."...i thotë një nënë e shqetësuar një ekipi të televizionit rumun.
"Djali im është keq," thotë një nënë tjetër,"por unë nuk e lë këtu në spital, sepse këtu fëmijet i fusin në një dhomë me fëmijët e sëmurë me fruth."

Ndërkohë Këshilli Kombëtar i sigurisë po merret me epideminë e fruthit dhe prokurorët kanë nisur hetimet. Pyetja është kush është fajtor. Ministri i shëndetësisë Eugen Nicolaescu mbrohet nga akuzat, se ministria e tij i ka zvarritur aksionet e vaksinimit për fëmijet nën moshën 7 vjeç. Nicolaescu bën pjesë tek qeveria e re, e cila ka ardhur në fuqi që prej fillimit të vitit."Një studim i financuar nga paratë e BE-së dëshmon" thotë ministri, se në dy vitet e mëparshme janë vaksinuar vetëm 60% e fëmijëve të vegjël, në vend të 50% siç ishte parashikuar."


Fajin në këtë katastrofë e ka qeveria e mëparshme socialiste, e cila e la pas dore detyrën për të kryer aksione vaksinimi. Ish ministri socialist i shëndetesisë, Branzan i kundërshton akuzat dhe kërkon që prokurorët ta shqyrtojnë se kush e ka fajin. Por fëmijëve të sëmurë nuk u shërben aspak debati për fajet politike të së kaluarës.

Presidenti Trajan Basescu mblodhi Këshillin suprem të Sigurisë së Rumanisë, për të diskutuar për epideminë dhe dëgjoi raportin e ministrit të tij të shendetesisë. Presidenti paralajmëroi se mund të bëhet më keq.
"Epidemia nuk e ka arritur ende kulmin e saj, këtë do ta arrijë në 30 ditët e ardhshme. Por rëndësi ka që masat e ndermarra tani të pengohen rastet e tjera të vdekjes."

Gjatë ditëve të ardhshme të gjithë fëmijët nga mosha 7 dhe 11 muajsh duhet të vaksinohen. Përveç kesaj ministria e shëndetësisë u ka rekomanduar spitaleve, që të ngrenë stacione të ndara për fruth me qëllim që të mos vdesin edhe më shumë fëmijë të sëmurë nga fruthi, sepse infektohen edhe me sëmundje të tjera shtesë.

  • Data 14.12.2005
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCZ
  • Data 14.12.2005
  • Autor Eberhard Nembach
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArCZ