Kurse gjuhe për familjet emigrante dhe ato gjermane | Gjermania | DW | 06.04.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Kurse gjuhe për familjet emigrante dhe ato gjermane

Në parlamentin gjerman u zhvillua një debat parlamentar në lidhje me dhunën nëpër shkolla dhe politikën integruese në Gjermani. E ngarkuara e qeverisë gjermane për çështjet e migracionit, Maria Bëhmer, tha se po përgatitet një plan kombëtar i federatës, i landeve dhe i komunave.

Kurs gjuhe për emigrantët

Kurs gjuhe për emigrantët

Politikanë të të gjitha partive që morën fjalën kërkuan oferta më të mira për integrimin e emigrantëve. Fëmijët e emigrantëve duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur me mësimin e gjermanishtes dhe duhet të kenë më tepër mundësi për të ndjekur kurse profesionale.

Kryetari i grupit parlamentar të FDP-së, Wofgang Gerhardt, duke ju referuar letrës së trupit pedagogjik të një shkolle të Berlinit, e cila shkaktoi të gjithë diskutimin tha: "E vërteta është se përmes kësaj letre ne na u tërhoq vëmendja se sa i përket politikës integruese në Gjermani ka vite që i kemi humbur lidhjet me realitetin."

Gerhard kërkoi që fëmijët e emigratëve të mos lejohet të fillojnë nga shkolla në rast se ata nuk e zotërojnë në mënyrë të mjaftueshme gjermanishten. E domosdoshme, tha ai është që prindërit të jenë në gjendje të komunikojnë me shkollën, dhe për këtë edhe prindërit duhet të mësojnë gjermanishten.

E ngarkuara e qeverisë gjermane për çështjet e emigracionit Maria Bëhmer (CDU), tha se koha e indiferencës dhe e mbylljes së syve ka marrë fund. Ajo u shpreh, që përpara se fëmijët të regjistrohen në shkollën fillore t'i nënshtrohen një testi gjuhe. Si edhe politikanë të tjerë ajo kërkoi që shkollat 10-vjeçare të forcohen më tej dhe të mos diskutohet për eliminimin e tyre. "Kush eliminon këto shkolla, eliminon nxënësit." - tha Bëhm.

Senatori i Berlinit për arsimin Klaus Bëger (SPD), tha se në Berlin aplikohen teste të detyrueshme për gjermanishten për fëmijët që në moshën katër vjeçare. Ideja e landit të Bavarisë që t'i dënojë me gjoba prindërit e huaj, që nuk i dërgojnë fëmijët në kurse që të mësojnë gjermanisht, nuk po përqafohet nga landet e tjera. Vetëm në Berlin aplikohet një gjobë për raste të tilla.

Deputetja e partisë së majtë, Gesine Lëtzsch, u shpreh se ngjarjet në shkollën Rütli nuk duhen parë si probleme të fëmijëve të emigrantëve, por si probleme të politikës arsimore. Probleme të ngjashme si në këtë shkollë, ka edhe në shkolla të tjera, ku asnjë prej fëmijëve nuk ka prejardhje emigrantësh.

Ish-kryetarja e parlamentit gjerman Rita Süssmuth kërkoi, që për prindërit të afrohen kurse të detyruara. Ajo tha se këto kurse nuk duhet të ofrohen vetëm për emigrantët, por edhe për familjet gjermane. Nëpër zona me përqindje të lartë papunësie dhe me probleme sociale në Gjermani ka gjithnjë e më shumë prindër, që nuk janë më në gjendje të edukojnë fëmijët e tyre dhe i lënë ata pas dore tha Süsmuth, e cila është edhe anëtare e Komisionit të OKB-së për migracionin ndërkombëtar.

  • Data 06.04.2006
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0x
  • Data 06.04.2006
  • Autor Pandeli Pani
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar0x