1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kurs i ri me fytyra të reja- Sarkozy prezanton qeverinë e re

Angela Ulrich18 Maj 2007

Presidenti i Francës Nicolas Sarkozy të premten prezantoi qeverinë e re franceze. Supriza: minister të jashtem Sarkozi emeroi socialistin dhe themeluesin e "mjekë pa kufinj" Bernard Kouchner

https://p.dw.com/p/Ar83
Bernard Kouchner
Bernard KouchnerFotografi: AP

Me tetë burra dhe shtatë gra Nicolas Sarkozy do të zbatojë reformat e tij. Më të ardhur në pushtet, ai punon me tempo të shpejtuar. Qeveria e kryministrit Fillon është krijuar.

Por ky emër bën përshtypje më të madhe."Bernard Kouchner bëhet ministër i jashtëm, responsabel për Evropën."

Kouchner është socialist, ka qenë katër herë ministër, ndër të tjera i shëndetësisë, por në një qeveri të majtë. Tani ai i shërben Sarkozys të djathtë. 67 vjeçari është një ndër politikanët më të dashur në Francë, ka themeluar dikur organizatën "Mjekë pa kufinj" dhe ka administruar UNMIK-un në Kosovë.

Kouchner ishte ndër të paktit në Francë pro luftës në Irak me këtë argumentim.
"Të zëvendesosh një regjim diktatorial dhe vrastar me një demokraci mund të jetë vetëm gjë e mirë, pavarësisht se nga vjen!"

Fillimisht Kouchner kishte bërë fushatë zgjedhore për Segolene Royal. Por afërsinë me Sarkozin mjeku nuk e ka fshehur, e aspak pas fitores së tij në zgjedhje. "Kam zemëruar shokeët e mi, se kam thënë me shumë kujdes, se Sarkozy ka mbajtur një fjalim të mirë. Nëqoftëse nuk mund të thuash më, se presidenti i Francës flet mirë, ku jemi atëherë këtu?"

Emerimin e Kouchnerit vëzhguesit e vlerësojnë si një lëvizje të mençur shahu të Sarkozys, për t´u marrë socialistëve hovin para zgjedhjeve parlamentare. E njëjta gjë vlen për liberalin Herve Morin nga UDF, i cili merr ministrinë e mbrojtjes. Të gjithë anëtarët e tjerë të qeverisë bëjnë pjesë në partinë konservatore UMP.

Numri dy përshembull, Alian Juppe. Ish kryeministri i mëparshem, i cili ishte dënuar me kusht për një aferë të donacioneve partiake, do të kujdeset për mjedisin dhe zhvillimin. Ai drejtoi konferencën ndërkombëtare për mjedisin në pranverë dhe u prezantua si mbrojtes i klimës.

"Franca ka të drejtë të jetë në krye të kësaj lufte. Eshtë vendi i vetëm, ku deri tani në kushtetutë është sanksionuar karta e mjedisit. Dhe Franca ecën përpara, në lidhje me metodat e financimit të mbrojtjes së mjedisit."

Me shtatë gra në qeveri Sarkozy deklaron barazinë ndërmjet gruas dhe burrit. Më shumë peshë ka ish ministrja e mbrojtjes Michele Alliot-Marie, që merr ministrinë e brendshme. Rachida Dati ish zëdhënëse e Sarkozys me rrënjet nga Magrebi bëhet ministre e drejtësisë. Superministër për ekonominë dhe punën në të ardhmen është Jean-Louis Borloo. Ministria e diskutueshme në fushatë për emigracionin dhe identitetin kombëtar i jepet të besuarit të Sarkozys, Brice Hortefeux. Kabineti pati mbledhjen e tij të parë të premten në mbrëmje.