1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur lejohet kapiteni të largohet nga anija?

19 Janar 2012

"Kapiteni largohet i fundit nga anija." A ekziston ky ligj apo është vetëm mit? Kjo pyetje shtrohet pas aksidentit në Itali.

https://p.dw.com/p/13lnU
"Oceanos" dy ditë para fundosjes së saj
"Oceanos" dy ditë para fundosjes së sajFotografi: AP

Më 3 gusht 1991një lëndë eksplozive shpërtheu në sallën e makinerive të kryqëzorit grek "Oceanos".

Anija me qindra persona në bord kthehet para bregdetit afrikanojugor, anohet gjithnjë e më shumë dhe fillon ngadalë të mbytet. Në këtë moment, ekupazhi duhet të kujdesej për shpëtimin e njerëzve. Por, pjesa më e madhe e anëtarëve të ekuipazhit largohen nga anija me varkat e shpëtimit, duke lënë nga pas 200 pasagjerë. Helikopterët vijnë në ndihmë. Një nga të parë, që tërhiqet nga helikopteri është kapiteni Yiannis Avaranas. Dhjetëra burra, gra dhe fëmijë në bord luftojnë për jetën. Më vonë Avaranas pati thënë se: "Nëse kam dhënë urdhërin e largimit nga anija, atëherë nuk ka rëndësi kur largohem unë. Urdhëri vlen për të gjithë. Nëse disa vetë duan të qëndrojnë atëherë le të qëndrojnë."

"Në çdo anije me vela dhe avull..."

Në këtë mënyrë Yiannis Avaranas ka shkelur një ligj të lashtë lundrimi, sipas të cilit kapiteni largohet në rast emergjent i fundit nga bordi. A ekziston ky ligj apo është vetëm mit? Uwe Jenisch thotë se nuk ekziston asnjë paragraf ku të shkruhet kjo shprehimisht. Profesor dhe specialist për lundrimet ndërkombëtare në Universitetin e Kielit, Uwe Jenisch shton se këtë rregull mund ta nxjerrësh si përfundim nga rregulla të tjera:

"Në çdo anije që del tym dhe ka vela, vetëm njëri ka komandën." Ky është një rend hierarkik i shkruar në të gjitha anijet. Vetë kapiteni është përgjegjësi i vetëm, në krye të anijes. Ai ka të drejtën e dhënies së urdhërave. Ai duhet të drejtojë aksionin e evakuimit dhe sa kohë që anija ekziston, përgjegjës është ai."

Në foto, Dr. Uwe Jenisch
Në foto, Dr. Uwe JenischFotografi: Christian-Albrechts-Universität zu Kiel

Përveç kësaj ekzistojnë ekuipazhe të mira, ku kapiteni e drejton anijen si babai një familje. Kjo është arritur historikisht. "Pra mund të flitet për të drejtë zakonore. Por për tu shkruar, nuk ekziston gjëkundi."

Organizata ndërkombëtare detare" International Maritime Organisation" (IMO) në Londër rregullon sigurinë e lundrimeve në gjithë botën. Por, kontrolli i kualitetit të këtyre ligjeve, është kompetencë e shteteve, thotë Jenisch. Në rastin e "Costa Concordia" administrata italiane duhet të bëhet aktive dhe të respektojë rregullat ndërkombëtare.

Dirigjim më i mirë nga një helikopter?

Edhe zëvendëspresidenti i Shoqatës së kapitenëve gjermanë dhe oficerëve të anijeve, Willi Wittig, mendon se kapiteni mban përgjegjësinë ultimative për anijen e tij. Megjithatë, përgjegjësia nuk është e thënë se duhet të mbahet duke qëndruar vetëm në pultin e komandimit.

Kështu, kapiteni i cili u largua para kohe nga anija duke u tërhequr nga një helikopter, argumentoi se prej aty ai mund të dirigjonte më mirë aksionin e shpëtimit. Ai u shpall i pafajshëm nga një gjykatë në Londër dhe vazhdoi edhe më vonë punën si kapiten kryqëzorësh.

Gjatë aksionit të shpëtimit pas aksidentit të Costa Concordia-s
Gjatë aksionit të shpëtimit pas aksidentit të Costa Concordia-sFotografi: AP

Durim për sigurimet

Shoqëritë e sigurimit sigurisht që nuk do të ishin të kënaqura nëse kapiteni largohet para kohe nga anija. Sepse një anije që në rast emergjence lihet e vetme nga ekuipazhi, është në pronësi të atij që e mban. Për këtë arsye ka pasur shumë çudira. Kështu për shembull kapiteni i anijeve amerikane të mallrave "Flying Enterprise", danezi Hendrik Kurt Carlsen, qëndroi në vitin 1951 si personi i fundit në bord kur anija ishte duke u mbytur. Gjoja për arsye të teknikës së sigurimit. Por vite më vonë u mësua se ai e kishte siguruar "Flying Enterprise" si pronë të kompanisë së anijeve. 

Autor: Klaus Jansen/ Aida Cama
Redaktoi: Esat Ahmeti