″Kur Groenlanda të mbulohet me gjelbërim″ | Bota | DW | 02.11.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

"Kur Groenlanda të mbulohet me gjelbërim"

Konferencë ndërkombëtare për klimën në Bremerhaven

SHBA dhe shumë shtete të Karaibeve këtë vit po vuajnë nën një sezon të pazakontë të hurrikanëve. Stuhitë shumë të forta tropikale e në rradhë të parë dendurinë e tyre, shkencëtarët i lidhin me pasojat e transformimit të klimës në botë. Studjues me emër të klimës në nivel botëror diskutojnë sot në Bremerhaven për shkaqet dhe pasojat që mund të sjellë në të ardhmen ngrohja e tokës. Shkak për këtë takim është 75 vjetori i vdekjes i ekspeditorit të famshëm gjerman të Polit të veriut Alfred Wegener.

"Edhe pse pasojat nuk i vleresojmë dot, kemi përshtypjen se njerëzimi po ndërhyn me të vertetë në atmosferën globale përmes ndryshimit të përbërjes së atmosferës. Mendoj se duhet të sillemi të kujdesshëm me tokën. Eshtë e vetmja anije mëmë në të gjithë hapësirën, e cila mundëson të jetohet."

Drejtori i institutit Alfred Wegener në Bremerhaven, Jërn Thiede, kërkon për këtë arsye, që të reduktohen kudo në botë gazrat që shkaktojnë efektin serë, me synimin për të ngadalësuar ngrohjen e klimës. Sepse parashikimet e kolegëve të tij shkencëtarë janë skenarë horrori. Akulli në Groenlandë po shkrin dhe niveli i detit ngrihet deri në 70 m. Ishujt dhe rajonet bregedetare do të përmbyten dhe akujt, që nisin pastaj të lëvizin, rrezikojnë anijet në lundrim dhe ishujt. Jërn Thiede vetë është i kujdesshëm me skenaret konkrete të së ardhmes.

"Akulli në Groenlandë shkrihet në anët, por lart në çatinë e masës së akullit, shtohet akulli. Prandaj është një çështje shumë e vështirë, së cilës nuk mund t´i jepet përgjigje sot dhe ne e kemi humbur mjetin që mund t´i japë përgjigje kësaj çështjeje."

Mjeti është sateliti KryoSat për studimin e klimës, i cili në tetor u rrëzua në det menjëherë pas nisjes. Ai duhej të maste nga gjithësia të gjitha majat polare në sipërfaqen e tyre të plotë dhe të hetonte se sa i trashë është në të vertetë akulli. Nderkohë po zhvillohen bisedime për një tjetër satelit KryoSat, sepse të dhënat janë të rëndësishme, sepse edhe zhvillimet e ndryshme në polin e veriut dhe në atë të jugut u sjellin shkencëtarëve enigma, thotë studjuesi i klimës Christian Haas.

"Sot është e padiskutueshme, që ka një ngrohje golbale. I padiskutueshëm është edhe fakti që sipërfaqja e akullit, e akullit të detit në Anktartidë po zvogëlohet. Ajo që nuk është e qartë është, në se ka në të vertetë një lidhje direkte ndërmejt këtyre dy pikave. Sepse akulli në detin e Anktartidës në të njëjtën periudhë është zgjeruar, pra në vitet e ngrohjes së klimës, është bërë më shumë."

Në kërkimin e shkaqeve dhe pasojave të shkrirjes së akullit në Groenlandë marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme. Gjeologë, meteorologë dhe studjues të polit të veriut. Gjeofizicieni Günter Schënharting studjon se si janë zhvendosur kontinentet në tokë në milionët e viteve të shkuara.

"Ndarja e kontinenteve dhe oqeaneve ndikon shumë tek rrymat oqeanike dhe në këtë mënyrë në shumë gjëra të rëndësishme si edhe ekzistencën e rrymave."

Për 50 milionë vjetë Groenlanda mund të ndodhej në rajone më të ngrohta të botës dhe mund të mbulohej me gjelbërim. Sipas modeleve të tjera të parashikemeve, që në vitin 2050 mund të nisë një shkrirje shumë e shpejtë e akullit, nqs emetimi i gazrave serë nuk ulet.

"Ne na nevojiten shumë, shumë më tepër stacione vëzhgimi, satelitë etj, për ta vlerësuar më mirë gjendjen. Dhe pastaj do të jetë edhe më e thjeshtë marrja e masave të vendosura, që t´i marrin përsipër të gjitha shoqëritë në Lindje dhe Perëndim."

  • Data 02.11.2005
  • Autor Martina Niemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNW
  • Data 02.11.2005
  • Autor Martina Niemann
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArNW
Reklamë