1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kur dhe si do të kthehen refugjatët kosovarë nga Gjermania?

17 Tetor 2009
https://p.dw.com/p/K8uJ

Gjermania ka planifikuar që të dëbojë në Kosovë rreth 14.000 refugjatë nga Kosova, shkruan gazeta "Süddeutsche Zeitung". Pritet që për këtë punë të nënshkruhet marrëveshja përkatëse me autoritetet e Kosovës. Në Ministrinë e Brendshme Gjermane thuhet se në Kosovë tensionet ndëretnike kanë rënë dukshëm dhe siguria e të kthyerve nuk rrezikohet.

Qeveria e Kosovës konfirmon se në fund të këtij viti, apo në fillim të vitit të ardhshëm, do të nënshkruhet marrëveshje me Gjermaninë për kthimin e mijëra refugjatëve kosovar. Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se kthimi i mijëra refugjatëve do të jetë një barrë e rëndë për Kosovën duke marrë parasysh gjendjen ekonomike dhe sociale në vend

Autor: Selma Filipoviq/Bekim Shehu

Redaktoi: Bahri Cani