Kundershtimi i kushtetutes se BE-se nga hollandezöt eshte pritur me pezmatim edhe ne Gjermani | Evropa | DW | 02.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Kundershtimi i kushtetutes se BE-se nga hollandezöt eshte pritur me pezmatim edhe ne Gjermani

Reagimet nga Berlini

Kundershtare te kushtetutes evropiane ne Hollande

Kundershtare te kushtetutes evropiane ne Hollande


Gerhard Schreder nuk doli para shtypit, ai leshoi vetem nje deklarate me shkrim, per ate qe mendon lidhur me referendumin hollandez. Dhe ne te thuhet shkurt e prere, se ai Gerhard Schrederi e pranon me respekt, por me keqardhje shume te madhe vendimin. Prandaj ai eshte i bindur se evropianet kane nevoje per kushtetuten, nqs duan nje Evrope demokratike, sociale dhe te forte. Kriza per ratifikimin, tha kancelari nuk duhet bere ne asnje menyre krize e pergjithshme e Evropes. Ngjashem me te u shpreh edhe ministri i jashtem Joshka Fisher.

"Nuk mendoj se do te realizojme nje tekst me te mire per kushtetuten, prandaj kete projektkushtetute duhet ta ruajme dhe ta mbajme. Por shume gjera flasin per faktin se ne tani po hyjme ne nje faze qe do te thote nje rruge e terthorte drejt zgjerimit te Bashkimit Evropian. Bota nuk duhet te na prese ne dhe detyrat para se cilave ndodhemi ne evropianet si dhe roli i BE ne politiken e jashtme perbejne per ne nje sfide te forte. Prandaj tani duhet te mendohemi thelle."

Disi me kritike shprehet kryetarja e CDU, Angela Merkel, kandidate per kancelar e unionit.

"Procesi i ratifikimit duhet te vazhdoje, por thjesht te themi mbyll nje sy dhe vazhdo rrugen, kjo nuk duhet te ndodhe pas votes se hollandezeve. Ne duhet t´u tregojme njerezve se i marrim seriozisht shqetesimet e tyre, se i kuptojme dhe se i ojme ne nje rruge drejt thellimit te Evropes."
T´i marrim seriozisht shqetesimet kjo do te thote edhe se kufinjte e Evropes duhen percaktuar me qarte.

"Une kerkoj, qe kancelari gjerman ta beje te qarte, se i ka kuptuar kete vota edhe si shqetesim te njerezve, shqetesime te tilla ekzistojne edhe ne gjermani dhe prandaj ne si unioni mbajme kete qendrim, per pranimin e Turqise ai eshte qendrimi i duhur, qe vjen nga njerezit."
Dhe qendrimi i unionit opozitar gjerman ndaj Turqise eshte i partneritetit te privilegjuar. Merkel kritikoi edhe ecejaket me paktin e stabilitetin per euron. Ketu qeveria gjermane ka bere nje gabim te madh dhe vazhdon t´i irritoje njerezit ne Evrope. Eksperti i financave i partise socialdemokrate Joachim Poß mendon se nga referendumet nuk vihet kurrsesi ne dyshim unioni monetar evropian. Kthim prapa nuk do te kete as me vendimet kunder ne referendume. Mbetemi tek euro tha Poß.
Si nje shqelm ne bark per evropianet e cileson zedhenesi per ceshtje evropiane i fraksionit parlamentar te unionit, Peter Hintze, jone e evropianeve. Tani duhet kerkuar nje rruge qe t´u mundosoje hollandezeve dhe francezeve te thone po ne nje perpjekje te dyte. Edhe shefi i fraksionit te partise liberale, Wolfgang Erhard thekson se procesi i ratifikimit duhet vazhduar, sepse Evropa e bashkuar ka nevoje urgjente per nje kushtetute te re.

  • Data 02.06.2005
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArED
  • Data 02.06.2005
  • Autor Judith Hartl
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArED