Kundërshtohet ideja e vetëmbledhjes së parlamentit në Shqipëri | Politika | DW | 30.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Kundërshtohet ideja e vetëmbledhjes së parlamentit në Shqipëri

Drejtori i Institutit për studime publike dhe ligjore, juristi Genti Brahimi, e konsideron gabim të madh vetëmbledhjen e parlamentit pa u shpallur rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 3 korrikut nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Pllakate zgjedhore

Pllakate zgjedhore

Në rast se parlamenti vetëmblidhet, kjo do të ishte një shkelje e panevojshme e kushtetutës është i mendimit, juristi Genti Ibrahimi. Ajo nuk mund të jetë aq e imët, në përcaktimin e përfudimit të procesit zgjedhor. Ajo përcakton kornizën e duhur ligjore për zgjedhjet. Imtësitë i rregullon kodi zgjedhor. Ky, shprehet Genti Ibrahimi, të le të kuptosh, se zgjedhjet quhen të përfunduara në përfundim të procesit të ankimimeve dhe pasi shpallet rezultati përfundimtar i tyre nga Komisioni qendror i zgjedhjeve.
Të dyja partitë e mëdha në Shqipëri, PS dhe PD mbrojnë qëndrime të kundërta për mbledhjen e parlamentit duke u mbështetur të dyja tek kushtetuta. Juristi Ibrahimi është i mendimit se është normale që tekstet nga pikëpamja juridike të interpretohen sipas interesave të politikës. Por zgjatja e procesit paszgjedhor e ka origjinën tek kodi zgjedhor, fajin për këtë zvarritje dhe të kalimit të pushtetit nga e majta tek e djathta pra e ka kodi elektoral vëren Genti Ibrahimi. Një llogaritje e thjeshtë e afateve të kodit zgjedhor të lenë të kuptosh, se periudha paszgjedhore pak a shumë do të zgjaste dy muaj.
Prirja e politikës shqiptare është për të qenë konfliktuale, vëren Ibrahimi. Në këtë kontekst edhe vala e ankimimeve tek institucionet zgjedhore ka qenë e tepruar.

Më e rëndësishmja është megjithatë respektimi i asaj që është shënuar në ligj, është i mendimit juristi Genti Ibrahimi. Edhe ajo që është shënuar në ligj ka qenë një zgjidhje, që ka pasur konsensusin e të gjithëve. Kështu që nuk është vendi për të krijuar një tensionim artificial, shprehet për Deutsche Welle, Genti Ibrahimi. Kjo është çështje ditësh, fituesit dihen, qeverisja duket do të jetë e konsoliduar nga pikëpamja shifrore.

  • Data 30.08.2005
  • Autor Deutsche Welle/Shqip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtc
  • Data 30.08.2005
  • Autor Deutsche Welle/Shqip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqtc