Kukulla Barbie bush 60 vjeҁ | Bota | DW | 09.03.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Bota

Kukulla Barbie bush 60 vjeҁ

Mё 9 mars 1959 pёr herё tё parё firma Mattel prezantoi nё njё panair lodrash nё Nju Jork kukullёn e parё Barbie. Por sot koleksioni mё i madh i kukullave Barbie ndodhet nё Gjermani me 18.000 ekzemplarё.

Kukullёn e parё Barbie Bettina Dorfmann-it ia dhuruan prindёrit kur ishte gjashtё vjeҁ nё vitin 1967. „Asokohe me kukullёn Barbie unё jo vetёm qё mora njё dhuratё, por fitova edhe njё mike tё vёrtetё. E sikurse rezultoi kjo ishte njё mike e pёrjetshme e imja", thotё ajo pёr DW. Sot Bettina Dorfmann nga Dyseldorfi ka nё pronёsi 18.000 kukulla Barbi e kёsisoj koleksionin mё tё madh nё botё, qё ka hyrё edhe nё libin Guinnes tё rekordeve.

Bettina Dorfmann Barbie-Puppen-Sammlerin aus Düsseldorf (DW/V. Weitz)

Bettina Dorfmann

Si hobby u kthye nё profesion - "Klinika Barbie"

Si fёmijё koleksionistja kishte mbledhur tri duzina me Barbie. Por dikur ajo nuk donte tё merrej mё me to derisa kukullat pёrfunduan nё qilar. Vetёm kur vajza e saj nisi tё luajё me kukulla, ajo u kujtua pёr Barbiet dhe i nxori ato nga qilari.

Nё kёtё kohё koleksioni i Bettina Dorfmann-it u bё gjithnjё e mё i njohur. Kёsisoj ajo jo vetёm nisi t'i koleksionojё, por edhe t'i riparojё kukullat derisa hapi njё punishte pёr riparimin e Barbie-ve nё Gjermani tё ashtuquajturёn "Barbie-Klinik".

Pas kёsaj ajo filloi tё hapё ekspozita tematike, qё rezultuan tё sukseshme jo vetёm nё Gjermani. Nёntё vjet rresht ajo ka qenё nёpёr turne me kukullat Barbie. Dy vjet e gjysmё ajo ka udhёtuar nёpёr Kinё e mё pas nёpёr Europё.

Sot ajo punon nё muzeun e kukullave nё qytetin Ratingen dhe jep me qira Barbie tё rralla pёr evente  tё ndryshme.