Kujtohet tetë vjetori i fillimit të fushatës së NATO- kundër Serbisë | Ballkani | DW | 26.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kujtohet tetë vjetori i fillimit të fushatës së NATO- kundër Serbisë

Populli I Kosovës dhe institucionet e saj i shprehin mirënjohje bashkësisë ndërkombtare lidhur me vendimin e përbashkët për të penguar spastrimin etnik të Kosoves nga pushteti i Sllobodan Milloshevicit

Refugjatë të Kosovës, Kukës 29 mars 1999

Refugjatë të Kosovës, Kukës 29 mars 1999

"Kemi provuar me muaj të tërë, apo me vite që të gjejmë një zgjidhje politike për këto kriza. Dhe, vetëm kur këto përpjekje kanë dështuar, sepse Milloshivici nuk e pranoi ndonjë, ne vendosëm të përdorim forcën"-kështu pat deklaruar Havier Solana,
sekratari athershëm i Aleancës Veriatlantike, pak kohë pas fillimit të bombardimit të forcave të NATO-s mbi caqet serbe në Kosove, vendim i cili erdhi si pasojë e refuzimit të Beogradit për nënshkrimin e marrëveshjes së hartuar nga komuniteti ndërkombëtarë në Konferencën e Rambujesë.

Me 24 mars të vitit 1999, kur Aleanca Euroatlantike filloi, forcat policore e paramilitare serbe filluan fushatën sistematike kundër popullatës civile, duke vrarë qindra njerëz e duke dëbuar mijëra të tjerë nga vatrat e veta.

Fatmir Nimani, dëshmitar i kësaj ngjarjeje, sjell përjetimin e tij.


"Në njëfarë mënyre e denim se dicka do të ndodhte, ngase gezimi ish shumë I madh për të qenë realitet. Si pasojë, ata bënë masakra në popullatën shqiptare, bënë
dëbimin e saj se donin të linin etnikisht, një Kosovë etnikisht me serb. Unë, gjatë bombardimeve të NATO-s, kam qënë në Shqipëri. Okupatori serb na pat dabuar me
dhunë dhe s’kishim rrugëdalje tjetër veç me shku në Shqipëri dhe Maqedoni".

Atifete Papuqi, është një tjetër e përndjekur: "Ndërhyrjen e NATO-s, e kam ëerjetu si një si një shpëtim prej paramilitarëve me maska e me thika. Prisnim shpëtim prej dikujt!"

Pas 78 ditësh bombardimesh të NATO-s me qëllim të shmangjes se katastrofës humanitare, forcat serbe nënshkruajnë kapitullimin.

"Pikërisht me atë intervenim 78 ditësh, iu dha shancë jetes, lirise, investimit në të ardhmen për demokracinë e përgjithshme në Kosovën e re"-thotë sot, presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Atëbotë, kampet e Maqedonisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, u zbrazen përnjëherësh. Kolonat e të përndjekurve kosovare iu kthyen vatrave të rrënuara. Lufta gati
dyvjeçare mori fund dhe në qershor të vitit 1999, Kosova vëhet nën administrimin e Kombeve të Bashkuara.

Në Kosovë, kremtimi i këtij përvjetori vazhdoi edhe sivjet, me homazhe pranë varreve të dëshmorëve dhe me vizita pjesëtarëve të KFOR-it, dy faktorë kryesorë për fillimin dhe fundin e luftës për liri dhe demokraci në Kosovë. Përfaqësues të institutcioneve kosovare dhe të partive politike, këtë datë e quajtën si fillim të një etape të re për Kosovën. Përderisa presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, në mesazhin e tij theks të
veçantë vë në rolin e presidentit historic, Ibrahim Rugovës dhe në vizionin e tij të qartë politik.

"Ai kishte hetuar se çka mund të ndodh dhe çfarë planifikohej për Kosovën. Prandaj, ai donte që në Kosovë ta kishim një ndërhyrje e cila do të pengonte planet ogurzeza për zhbërjen e qënies sonë. Ata erdhën dhe janë bashkë me ne, në këto procese të mëdha të ndërtimit të Kosovës".

Tetë vjet pas fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet e forcave serbe në Kosovë dhe falë angazhimeve të gjithanshme të strukturave vendore e ndërkombtare, propozimi I kreynegociatorit ndërkombtar, Marti Ahtisaari, për një pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën është në duart e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Ndërkohë që, mbi 17 mijë trupa të udhëhequra nga NATO-ja kujdesen për sigurinë e popullit të Kosovës.

  • Data 26.03.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXK
  • Data 26.03.2007
  • Autor Ajete Beqiraj
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArXK
Reklamë