1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Kufijtë e jashtëm

Agjencia europiane për mbrojtjen e kufirit, Frontex, duhet të zgjerohet, por vendet anëtare e frenojnë punën.

Kryetarët e shteteve dhe të qeverive i patën përkrahur planet e bëra në verë të 2018-ës, që të shtojnë brenda tre vjetëve personelin e Frontex-it nga 1500 në 10 mijë vetë dhe që t'i japin më shumë kompetenca duke e kthyer agjencinë në institucion të vërtetë. Por kur filloi zbatimi praktik i këtyre planeve, shumë vende anëtare u tërhoqën. Ata as nuk ishin të gatshëm për të dërguar rojet kufitare, as kishin dëshirën t'ia kalonin kontrollin kufitar autoriteteve të BE-së.