Ku qëndron ekonomia gjermane e lundrimit? | Gjermania | DW | 08.12.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Ku qëndron ekonomia gjermane e lundrimit?

Me investime miliardëshe për lidhjet mes porteve qeveria gjermane do të mbështetet dega e lundrimit detar, e cila po shënon rritje në Gjermani

Porti i Hamburgut

Porti i Hamburgut

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi në Hamburg, se qeveria gjermane planifikon të investojë 2,2 miliardë euro për zgjerimin e lidhjeve brendshme të porteve.

Krahas shpejtimit të planifikimit të rrugëve të lidhjes është i domosdoshem edhe planifikimi i shkurtimit të infrastrukturës, tha Merkel. Kanë nisur procedurat për dhënien e lejes për 90 projekte të mëdha. Si paraardhësi i saj Gerhard Schrëder edhe kancelarja gjermane Angela Merkel e çmon rëndësinë e ekonomisë së lundrimit. Më shumë se 500 000 vende pune do të sigurohen në këtë degë, dhe jo vetem në bregdet, por edhe në Bavari dhe Baden Würtemberg, ku e kanë qendrën shumë furnizues te anijeve.

Kjo degë po pëson një bum ndërkohë, sipërmarrjet në porte janë përfituesit e globalizimit, ngarkim-shkarkimet e cisternave kanë pësuar rritje të ndjeshme. Pas Koresë, Japonisë dhe Kinës Gjermania është vendi i katërt për ndërtimin e anijeve në botë. Merkel i këshilloi të më shumë se 1000 pjesëmarrësit e konferencës së lundrimit që ta kërkojnë shansin në këtë hapësirë të tregut, kështu që potenciali energjitik i detrave është një fushë e madhe e së ardhmes.

"Unë ju premtoj, se qeveria gjermane qoftë si drejtuese e rradhës e BE-së, ashtu edhe si kryesuese e radhës e G 8 vitin e ardhshëm edhe përsa u përket masave të domosdoshme këmbëtare, ka gjithnjë një vesh të hapur për ekonominë e lundrimit, sepse këtë fushë e shohim si një fushë të së ardhmes për vendet e punës, për rritjen ekonomike dhe për një Gjermani moderne.

Komisari i BE-së për peshkimin dhe çështjet e lundrimit Joe Borg, shprehu bindjen se kjo dege do të arrijë një funksion kyq në Evropë. Një shembull përbën sektori i energjisë. Ketu kjo dege mban përgjegjësi të madhe për sigurimin e nevojave si përmes transportit të energjisë. Por edhe ndryshimi i klimës përbën një sfidë e madhe.

"Kush vështron oqeanet, mund të shohë sot se çfarë do të ndodhe me planetin tonë, brigjet do të preken të parat, kur të rritet niveli i ujrave, prandaj kemi nevojë për studime me të thella të detrave, për të parashikuar ndryshimet e motit me efekte afatgjata."

Kryebashkiaku i Hamburgut Ole von Beust bëri të qartë, se ekonomia e lundrimit nuk mund të heqë dorë nga thellimi i deges së jashtme të lumit Weser dhe të Elbës së poshtme. Vetem në këtë mënyrë cisternat gjigande mund të arrijnë portet e Bremerhavenit dhe të Hamburgut.

  • Data 08.12.2006
  • Autor Werner Nording
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyO
  • Data 08.12.2006
  • Autor Werner Nording
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqyO