1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

090411 Lampedusa Berlusconi

11 Prill 2011

Banorët e Lampeduzës janë mësuar tashmë që stacioni numër 1 i portit të përdoret për refugjatët e anijeve që vijnë nga përtej detit. Kryeministri Berluskoni shprehu solidaritet me banorët e ishullit.

https://p.dw.com/p/10qyc
Qeveria e Romës ka njoftuar marrjen e disa masave për zgjidhjen e problemit të refugjatëve në ishullFotografi: dapd

Ata vijnë direkt nga Misrata e Libisë, ku janë duke u zhvilluar luftime. 535 refugjatë në bordin e një anijeje. Një gjë e tillë nuk ndodh shpesh, as në Lampdeza. Gra, fëmijë, të rinj dhe të moshuar që kanë ikur nga lufta në Libi ose nga mjerimi në Ethiopi, Somali apo Eritrea.

Ata kanë ardhur ditën e premte (8.4.) dhe me siguri nuk do të qëndrojnë gjatë në Lampeduza. Qeveria italiane e ka marrë seriozisht me synimin e saj, që t`i largojë refugjatët sa më shpejtë të jetë e mundur nga ishulli dhe t`i dërgojë në qendra të tjera të pranimit të refugjatëve në gjithë Italinë. Por edhe këtu do të mbeten refugjatë, sepse Lampeduza nuk jeton dot pa refugjatët. Banorët duket se janë mësuar me këtë, siç thotë dhe kjo grua: "Ne jetojmë tani më mirë, jemi sërish të relaksuar."

Italien Lampedusa Flüchtlinge
Mbërritje e anijes me refugjatëFotografi: picture alliance/dpa

Kurse ky burrë shpjegon: "Ne nuk kemi thënë se nuk duam të kemi këtu refugjatë. Se ata nuk duhet të vijnë. Ata vijnë herë 50 herë 100. Këtu kontrollohen, identifikohen. Pastaj ndahen në qendra të tjera." Kurse një grua tjetër shton: "Shpresojmë që situata të mbetet kështu. Por gjithnjë do të vijnë."

Berluskoni solidarizohet me Lampeduzën

Për këtë u bind edhe kryeministri Silvio Berluskoni i cili erdhi ditën e shtunë (9.4). Kur ai u ul në Lampeduza, sapo kishte ardhur një anije nga Libia me 244 vetë në bord. Berslukoni pa live si një anije tjetër u mor nga rojet e bregdetit për të ankoruar në port. „Vetëm sot kanë ardhur 600 vetë, prej tyre 250 janë somalezë dhe eritrianë, kurse 350 tunizianë. Tunizianët do të qëndrojnë këtu në qendrën e pranimit dhe pastaj do të dërgohen ditën e hënë me dy aeroplanë për në Tunizi.“

Në këtë mënyrë Berluskoni shpreson që në Tunizi të shkaktohet një efekt frenues. Dëbimi direkt nga Lampeduza duhet të bindë tunizianët që të mos marrin këtë udhëtim të rrezikshëm nëpër Mesdhe. Përveç kësaj, marina italiane do të bëhet aktive para bregdetit tunizian. „Ne kemi rënë dakord me Tunizinë, që të dërgojë dy anije, që të kapin varkat me refugjatë që ndodhen jashtë ujrave territoriale."

Italien Flüchtlinge auf Lampedua Ministerpräsident Silvio Berlusconi
Silvio Berlusconi në LampeduzaFotografi: AP

Kryeministri italian, u përshëndet nga qytetarët e Lampeduzës me duartrokitje dhe thirrje Silvio- Silvio. Ka mundësi që këtë të ketë pasur ai si qëllim, me vizitën e dytë brenda disa ditësh. „Ne e mbajtëm fjalën“, thotë Berlusconi. „Çdo gjë është nën kontroll.“

Dhjetë ditë më parë, në ishull ndodheshin një mijë refugjatë nga Tunizia. Këta janë shpërndarë ndërkohë në qendrat e pranimit në gjithë Italinë, dhe janë pajisur me leje të përkohshme qëndrimi, me të cilat mund të udhëtojnë në vende të tjera të hapësirës Shengen. Një masë të cilin ministri i Brendshëm gjerman Hans-Peter Friedrich, e quajti shkelje të marrëveshjes së Shengenit. „Po, ne kemi probleme me Gjermaninë," tha Berluskoni të shtunën në Lampeduza, „por ne do e zgjidhim problemin," premtoi kryeministri italian.

Autor: Tilmann Kleinjung/ Aida Cama

Redaktoi: Lindita Arapi