Kthesë taktike - Bushi pranon hetimin e raporteve të shërbimeve të fshehta lidhur me Irakun | Bota | DW | 03.02.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kthesë taktike - Bushi pranon hetimin e raporteve të shërbimeve të fshehta lidhur me Irakun

Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, ka bërë një kthesë politike duke pranuar krijimin e komisionit hetimor lidhur me informacionet e shërbimeve sekrete mbi armët e asgjësimit në masë të Irakut. Të hënën Bush konfirmoi, se do të krijohet një komision i pavarur për këtë cështje. Sipas medieve rezultati i punës së komisionit do të shpallet pas 18 muajsh, pra pasi të kenë përfunduar zgjedhjet presidenciale në SHBA. Iniciativa e re Bushit është e kalkuluar mirë nga pikëpamja politike. Kjo pasi mungesa e armëve të asgjësimit në masë në Irak mund të shndërrohet në një cështje mjaft delikate për Xhorxh Bushin gjatë fushatës elektorale.

Armët e asgjësimit në masë të Sadam Huseinit ishin argumenti i luftës për Xhorxh Bushin për të ndërhyrë në Irak. Por tani Bushi ka një problem nisur nga fakti që po bëhet gjithnjë e më e qartë, se këto armë nuk kanë ekzistuar.

Këto fakte të reja kanë cënuar jo vetëm kredibilitetin e SHBA dhe të aleatëve e partnerëve të tyre, por edhe vetë amerikanët po pyesin veten nëse ishte vërtetë e nevojshme kjo luftë që shkaktoi kaq shumë viktima. Aq më shumë tek dihet që lufta në Irak i ka shkaktuar një deficit rekord buxhetit amerikan, dhe shlyerja e tij kërkon vite të tëra. Ndaj Bush nuk kishte alternativë vecse të pranonte krijimin e komisionit hetimor.

Xhorxh Tenet, drejtori i CIA-s ndodhet direkt nën varësinë e presidentit dhe shkakrimi i tij prej Bushit do të nënkuptonte pranimin e fajit. Përvec kësaj rreziku do të ishte shumë më i madh nëse Tenet do të shpallej si i dështuar. Kjo pasi janë të shumtë ata që mendojnë, se infornacimet e shërbimeve të fsheta përpara luftës u përforcuan nën presionin e shtëpisë së bardhë dhe jo sepse ato ishin të jusitifkuara. Në këtë mënyrë Bushi po luan tani me ata që këkrojnë të vërtetën në vend që të pranojë gabimet përpara tyre.

Ka edhe një aspekt tjetër që vlen të përmendet, nëntë anëtarët e komisionit hetimor do t´i zgjedhë vetë Bushi dhe jo kongresi. Edhe kjo e zbeh rëndësinë e komisionit hetimor. Raporti i komisionit do të publikohet vitin e ardhshëm, pra disa muaj pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Pra të dhënat e punës së komisionit lidhur me influencimin apo edhe për paaftësinë e shëbrimeve të fshehta do të bëhen publike në një kohë që nuk përbëjnë asnjë problem për Bushin.

Hetimi i komisionit duket se do t´i vijë për mbarë edhe sfidantit të mundshëm të Bushit në zgjedhje, demokratit Xhon Kerri. Senatori nga Masashuset mund të pretendojë, se vota e tij e diskutueshme për rezolutën e luftës në Kongresin Amerikan është rezultat i një mashtrimi.

Por as që mund të bëhet fjalë për mashtrim në buxhetin amerikan. Shifrat e hedhura në letër janë mëse të qarta. Me një deficit rekord prej mbi 520 miliardë dollarësh shumë shpejt mund të jetë problem financimi i boshllëkut buxhetor të SHBA. Interesat bankare mund të rriten shumë më shpejt nga sa preferon Bushi duke qenë kështu edhe në disfavor të zhvillimit ekonomik.

Në mënyrë të tërthortë lufta në Irak detyrimisht do të shndërrohet në një temë të luftës elektorale. Kjo pasi në buxhetin prej 2,4 bilionë dolarësh të vitit 2004 që sapo u bë publik nuk është përfshirë financimi i operacionit ushtarak në Irak.

Për fat të keq ky nuk është vetëm një problem ameirkan. Bashkë me dobësimin akut të dollarit do të rriten interesat në SHBA dhe kjo kërcënon hopin koniuktural në Evropë. Nën lakun e deficit buxhetor rekord të SHBA do të vuajnë të gjithë pasojën e drejtimit të gabuar të politikës së jashtme amerikane.
  • Data 03.02.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUC
  • Data 03.02.2004
  • Autor Daniel Sheshkevic
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArUC
Reklamë