1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kthesë transatlantike në një tendë birre?

Dagmar Engel
29 Maj 2017

Për Merkelin kanë mbaruar kohët "kur mund të mbështeteshim plotësisht tek të tjerët". Por Dagmar Engel mendon, se duhet parë më me vëmendje, para se të shpallet fundi i marrëdhënies transatlantike.

https://p.dw.com/p/2djs4
G7-Gipfel in Sizilien - US-Präsident Donald Trump
Fotografi: picture-alliance/dpa/M. Kappe

Angela Merkel, kryetarja më e fuqishme e një qeverie në botë rrallë ka shkaktuar një valë të tillë përtej Atlantikut: Fjalët e saj po diskutohen fort në SHBA, madje flitet për një kthesë historike në marrëdhëniet SHBA dhe Gjermani. Reagime të tilla kaq të forta duket ta kenë habitur vetë kancelaren Merkel, megjithëse ajo nuk bëri gjë tjetër. veçse i dha zë asaj që është kaq e dukshme: Pavarësisht se çfarë tiparesh mund t'i mveshësh presidentit amerikan, Donald Trump - besueshmëria nuk bën pjesë ndër to.

Fushatë zgjedhore

Për të qenë më të saktë nuk ishte vetëm kancelarja gjermane ajo që foli: Por në radhë të parë Merkel, kryetarja e partisë kristiandemokrate, CDU, që u shfaq në një tendë birrë - fushatë zgjedhore. Kancelarja solli me vete zhgënjimin për zhvillimet e samitit të G7-s në fundjavë, ndërsa kryetarja e partisë dijen, se kritika ndaj SHBA-së e sidomos ndaj Trumpit pritet mirë tek votueset e votuesit. Kundërshtarët në këtë fushatë, socialdemokratët luajnë prej kohësh me këtë letër -e të dyja palë kanë rizbuluar Europën.

Rizbulimi i Europës

Trump dhe Brexit - valët shokuese që kanë shkaktuar vendimet amerikan dhe britanike kanë zgjuar qytetaret e qytetarët e Europës. Me një qëndrim proeuropian madje fitohen zgjedhjet kundër populistëve - këtë e tregoi së fundmi edhe Emmanuel Macron. Shanset e forcimit të Bashkimit Europian, e vazhdimit të historisë së tij nuk janë kurrë më të mira se sot. Dhe një BE unike është një "player" aktore e politikës botërore, me të cilën duhen bërë llogaritë në të gjithë botën.-

Nuk ka apokalips

Megjithatë kjo deklaratë nuk do të thotë, se Merkel po i kthen kurrizin SHBA-së. Ajo nuk ka për të qenë kaq e pakënaqur me presidentin amerikan për shkak të politikës së tij për klimën, aq sa të hedhë poshtë lidhjen e saj parimore me SHBA-në, që lidhet edhe me historinë e saj personale dikur, si qytetare e RDGJ-së. Apokalips nuk ka, ai nuk do të vijë as në takimin e G20- s në Hamburg. Tani janë të gjithë të përgatitur "se kohët në një masë të caktuar kanë marrë fund", kohët kur mbështeteshe plotësisht tek të tjerët, indirekt kjo mund të kuptohet: G20- ka gjasë të mos jetë ndonjë sukses i madh.

Pra, ruani qetësinë: E kush ka nevojë për garanci të tjera: Kryetarja e partisë CDU, Merkel nuk do ta paralajmëronte një kthesë të vërtetë epokash në një tendë birre të një aktiviteti zgjedhor të partisë simotër, CSU. Thjesht sepse ka stil.

Ju mund të jepni mendimin Tuaj në fund të këtij artikulli. Ne ju mirëpresim!