1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryengritësit në Libi duan revolucion të dytë

Monika Dittrich/Mimoza Kelmendi14 Dhjetor 2011

Lufta civile në Libi zyrtarisht ka përfunduar, ndërsa Muammar al Gaddafi është vrarë. NATO është tërhequr dhe i ka dorëzuar pushtetin qeverisë së përkohshme. Por revolucionarët e rinj janë ende të pakënaqur.

https://p.dw.com/p/13SOX
Protestat në Libi
Protestat në LibiFotografi: AP

Këto ditë ata përsëri protestojnë së bashku me dhjetëra mijëra njerëz nëpër rrugë kundër Këshillit të përkohshëm kombëtar dhe kryetarit të tij, Mustafa Abdel Xhalil. Ata bëjnë thirrje për liri të mendimit dhe duan po ashtu që të largohen ish mbështetësit e Gadafit nga postet në pushtetin e ri.

Ata kërkojnë "një revolucion të ri". Dhe kjo është kërkesa kryesore e protestuesve në Bengazi, në qytetin port në lindje të vendit. Gjatë kryengirtjes, rebelët kishin aty bastionin e tyre.

Një imitim i regjimit të vjetër?

Pamje nga protestat
Do të ketë sërish viktima?Fotografi: picture-alliance/dpa

Revolucionarët e shohin veten si njerëzit që sollën suksesin e kryengritjes së tyre, mendon eksperti për Libinë, Andreas Ditmann nga Univeristeti Gießen: "Këta janë të rinj idealistë nga Lindja e vendit, në mesin e tyre shumë gra, që filluan revolucionin dhe e kanë vazhduar deri në fund. Ata u përjashtuan nga Këshilli i përkohshëm kombëtar, ndërsa funksionarët e vjetër u futën në lojë".

"Ky zhvillim nuk i shërben paqes", thotë Dittman për DW. "Nëse revolucionarët libianë kanë ndjenjën që qeveria e re është një imitim e regjimit të vjetër, atëherë kjo është ngashëm si në Egjipt që parashikohet një revolucion i dytë".

Edhe aktivistët për të drejtat e njeriut kritikojnë transparencën e mangët të udhëheqjes së re politike në Libi. Disa ligje që u miratuan nga Këshilli i përkohshëm kombëtar deri sot nuk janë publikuar zyrtarisht, thotë Fred Abrahams nga organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch.

Biografitë në internet

Kryetari i këshillit të përkoshëm, Mustafa Abdel Xhalil iu bëri thirrje demonstruesve për durim. Në të ardhmen do të publikohen në internet biografitë e të gjithë anëtarëve të Këshillit të përkohshëm.

Ky premtim e ka qetësuar situatën tashmë, mendon Andreas Dittman. Megjithatë është e kuptueshme që udhëheqja e re libiane nuk do t'ja dilte mbanë pa ish bashkëpunëtorët e Gaddafit: "Në Libi nuk pati kurrë parti opozitare në mënyrë që gjatë formimit Këshilli i përkohshëm të kishte mundësi të formohej nga politikanët opozitarë".

Në zgjedhjen e personelit politk kishte dy mundësi: Ose njerëz që kryesisht nuk kishin përvojë politike, ose të atillë që edhe pse ishin të angazhuar në regjimin e mëparshëm, nuk ishin klasifikuar si kryeneçë".

Luftime të përgjakshme mes milicëve rivalë

Protesta në Libi
Apo luftë të re qytetare?Fotografi: dapd

Por jo vetëm demontsratat e fundit kishin treguar se sa e brishtë është paqja në Libi. Këtë e tregojnë edhe luftimet në vazhdim dhe përleshjet e përgjakshme mes milicëve rivalë. Në fundjavë pati një shkëmbim armësh me komandantin suprem të ushtrisë së re libiane, ai mundi të shpëtojë pa u plagosur.

Edhe të hënën (12.12.2011) pati në jug të kryeqytetit Tripolis përsëri luftime me shumë tëvdekur. Gjithsej në Libi do të ketë aktualisht 120 të ashtuquajtura brigada, të cilat ishin përfshirë në luftimet për rrëzimin e ish pushtetmbajtësit Gaddafi.

"Udhëheqësit e këtyre brigadave paramilitare dhe ushtarake duan tani vetë të marrin pozicionet kryesore të pushtetit", deklaron eksperti për Libinë, Andreas Dittmann. Prandaj kjo është e rrezikshme para së gjithash, sepse shumë armë janë në qarkullim: "Secili është në gjendje që të mbajë një armë dhe po ashtu të veprojë me të".

Për këtë arsye ç'armatimi është një detyrë kryesore për udhëheqjen e re libiane që të parandalojë kaosin si pasojë e revolucionit.

Veprimi i gjykatave

Këshilli i përkohshmë kombëtar libian premtoi se do të kujdeset për drejtësi dhe rregull: "Ne do të shpallim brenda 100 ditësh një sistem për strukturat e sigurisë së ushtrisë dhe do të kemi krijuar policinë dhe rojet kufitare, tha Mustafa Abdel Xhalil. Ministritë do të vendosen në qytete të ndryshme të vendit për të decentralizuar pushtetin kombëtar.

Andreas Dittmann mban një aspekt tjetër si të rëndësisëhm: Kapërcimi ligjor i së kaluarës. Shkelja e të drejtave të njeriut dhe krime të tjera të kohës së Gaddafit duhet dënuar patjetër.

"Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk duhet këtë përgjegjësi tua japë libianëve, thotë Dittmann. Për ndërtimin e vendit është e rëndësishme që ky rishikim i historisë në Libi të bëhet vetë.