Kryeministri Rama tani edhe ministër i Jashtëm | Ballkani | DW | 19.01.2019
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Kryeministri Rama tani edhe ministër i Jashtëm

Emërimi i kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm është një rast i veҫantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, thuhet në njoftimin e presidencës.

Presidenti Meta dekretoi të premten ( 18.01.2019) kryeministrin Rama në postin e ministrit të Jashtëm. Dekretimi vjen 4 ditë pas propozimit të kryeministrit Rama për të qënë ai ministër i Jashtëm dhe bëhet pa konsumuar afatin prej 7 ditësh që Kushtetuta i jep Presidentit në raste dekretimesh të anëtarëve të qeverisë. Në një njoftim të Presidencës theksohet se citoj“ emërimi i Kryeministrit edhe në postin e Ministrit të Jashtëm është një rast i veҫantë, që nuk parashikohet dhe as ndalohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë“

Jo thellimit të krizës institucionale

Të tjera konsiderata kanë fituar ndaj “rastit të veҫantë dhe të paparashikuar” në Kushtetutë. Në njoftimin për shtyp të  Presidencës theksohet se “ kreu i shtetit niset mer në konsideratë që struktura e kabinetit qeverisës është në të drejtën e Kryeministrit për t’u propozuar”. Por krahas kësaj të drejte ka edhe një arësye tjetër madhore:  evitimi i thellimit të krizës institucionale Presidencë – Kryeministri dhe dalja e diplomacisë nga ngërҫi që “do të dëmtonte pozitën e Republikës së Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare” vë në dukje njoftimi. Me dekret të Presidentit Meta është shkarkuar edhe Ditmir Bushati, nga detyra e Ministrit  të Jashtëm .

Reklamë