1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Kryeministri izraelit dhe ministri i mbrojtjes Perez janë përgjegjës për gabime të rënda në luftën e Libanit

Peter Filip1 Maj 2007
https://p.dw.com/p/AqmM

Pak gjëra mund të të habisnin në ato që bëri të ditura komisioni hetimor nën drejtimin e ish-kryegjykatësit Vinograd përsa u përket sfondeve, gabimeve dhe mangësive të luftës së Libanit vitin e kaluar. Të hënën pasdite, këto të dhëna u botuan në një raport paraprak. Sepse kritika për fillimin e luftës dhe para së gjithash për vazhdimin dhe rezultatin e saj nuk mbërriti të hënën në Izrael: lufta nuk arriti asnjë nga synimet që i kishte vënë vetes- as ushtarët e rrëmbyer nuk u cliruan, as Hisbollatë nuk u rrëzuan nga posti dhe as për Izraelin e Veriut nuk u krijua më shumë siguri.

Më tepër mund të thuash se ndodhi e kundërta e gjithë kësaj. Ish-shefit të shtabit të përgjithshëm iu desh të jepte dorëheqjen që para disa muajve dhe publiku kërkoi gjithnjë e më me forcë edhe kokën e Olmertit, të paktën atë të ministrit të tij të mbrojtjes, Amir Perez. Të dy politikanëve, Olmertit, shefi i partisë konservatore Kadima dhe Perezit, udhëheqës i partisë punëtorë socialdemokrate ua kishin quajtur në kohën kur u formua qeveria si element pozitiv, që ata janë persona civilë, pa ndonjë të kaluar ushtarake.

Por pikërisht për këtë element ata mund ta paguajnë: këta dy civilë, sipas hetimit, lejuan që të vihen nën presion nga shefi i shtabit të përgjithshëm, ata nuk shtruan pyetje shtesë dhe nuk kërkuan alternativa. Shkurt: ata dështuan në të gjithë linjën.

Nëse raporti duhet të pasohet tani me pasoja politike, sidomos për Olmertin dhe Perezin, kjo është një cështje e hapur. Të paktën Olmerti po bën cdo përpjekje për t'u fshehur pas vendimeve të përbashkëta të kabinetit. Nuk është vetëm ai që i ka marrë vendimet, por të gjithë i kanë mbështetur ato, bën të ditur Olmerti përmes zëdhënësve të tij. Midis tyre, sipas Olmertit është vecanërisht ministri i mbrojtjes Perez ai që i ka mbështetur këto vendime. Por hetimi dëshmon se pikërisht Perezi nuk ka fare haber nga cështjet ushtarake. Madje hetimi e akuzon Perezin se ka vepruar në mënyrë të palejueshme të pandërgjegjshme, duke pranuar të marrë përsipër drejtimin e këtij sektori, ndonëse i mungonin krejtësisht njohuritë e specialistit.

Kjo është një kritikë shumë interesante edhe për vende të tjera. Por edhe "ekspertët" ushtarakë të Izraelit nuk shpëtojnë pa lënë pupla: Ehud Barak dhe Ariel Sharon, paraardhësit e Olmertit në post kanë qenë gjithmonë më shumë ushtarakë se politikanë. Por ata akuzohen, se nuk i kanë shfrytëzuar vitet pas tërheqjes izraelite nga Libani në verë 2000 dhe se nuk morën masa për të parandaluar incidente të mundshme. Një vit pas luftës së Libanit, iritimi në Izrael ndoshta ë shtë shtuar edhe më tepër.