Kryeministri irakian Nuri Al-Maliki kërkon pajtim kombëtar | Bota | DW | 26.06.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Kryeministri irakian Nuri Al-Maliki kërkon pajtim kombëtar

I ashtuquajturi 'plani për pajtimin kombëtar' kërkon ndër të tjera një afat kohor për kalimin e të gjitha detyrave të sigurisë nga trupat aleate tek trupat policore dhe ushtarake irakiane

Kryeministri irakian

Kryeministri irakian

Kjo do të thotë se Al Maliki kërkon nga qeveritë e koalicionit të të vullnetshmëve një afat kohor për tërheqje e trupave shumëkombëshe nga territori irakian. Në mënyrë indirekte pra pa u ndalur në hollësi në dokumentin e prezantuar dje në Bagdat.

Një pike tjetër me rëndësi në planin 24 pikësh të kryeministrit irakian është edhe kërkesa për çarmatosjen e milicëve. Plani po ashtu parasheh edhe lirimin nga burgjet të rreth 2500 prej 2800 të burgosurëve irakianë. Por amnestia sipas Al Malikit duhet të vlej vetëm për ata: "të cilët nuk kanë kryer krime dhe nuk kanë qenë të implikuar në luftë kundër njerëzimit. Për këtë qëllim duhet të ngrihet një komision i cili do të lironte të pafajshmit", tha Al Maliki.

Ai në një pikë tjetër të planit parashikon edhe bisedime të drejtpërdrejta me kryengritësit sunitë. Megjithatë ai përjashton një dialog të tillë me pjesëtarët e El Kaidës dhe ithtarët e ish-presidentit Sadam Hysein.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i premtuan mbështetje kryeministrit irakian për planin e tij të pajtimit kombëtar. Uashingtoni përshëndet iniciativën, tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

Shtatë grupe rebele ndërkohë sinjalizuan gatishmërinë e tyre për të pranuar iniciativën e qeverisë për pajtim kombëtar. Deputeti shiit në parlamentin e vendit Hasan Al-Seniad i i cili bën pjesë në partinë Dava të kryeministrit Al-Maliki tha për gazetën irakiane 'Al Sabah' se në mesin e këtyre grupeve janë edhe grupi 'Heronjët e Irakut' dhe 'Brigadat e Revolucionit të vitit 1920.

Ndërkohë sipas një lajmi të botuar në faqet e internetit janë vrarë katër diplomatët rusë të rrëmbyer në Irak. Katër pjestarët e ambasadës janë ekzekutuar , thuhet ndër të tjera në komunikatën e publikuar nga grupi terrorist i Al-Kaidës. Kidnapuesit kanë kërkuar tërheqjen e trupave ruse nga Çeçenia.

  • Data 26.06.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL9
  • Data 26.06.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArL9
Reklamë